Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka shfuqizuar vendimin për bllokimin e pasaportës së ish-ministrit Saimir Tahiri.
Tashmë, ish-ministrit i rikthehet pasaporta dhe karta e identitetit që iu bllokuan më herët me vendimin e gjykatës, pas kërkesës nga prokuroria.
Ky vendim i jep mundësinë ish-ministrit të lëvizë lirshëm tashmë edhe jashtë shtetit. Lajmi për vendimin e ri u bë me dije për mediat nga avokati i Tahirit, Maks Haxhia.
Sipas avokatit, gjykata mori parasysh argumentimin e palës mbrojtëse pasi prokuroria nuk kishte paraqitur asnjë provë të re që të justifikohej bllokimi i pasaportës.
/a.m.










