Gjykata ka refuzuar dorëheqjen e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili do të gjykojë seancën lidhur me statutin e “Rithemeluesve të PD”.
Zhukri, ka kërkuar të heqë dorë nga shqyrtimi i statutit të miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit, të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai e ka argumentuar kërkesën e tij për dorëheqje, duke thënë se më herët, gruaja e tij ka punuar me Berishën.
“Administratori i studios Kaso është vëllai Ivi Kasos.
Në 2018 kam hequr dorë nga çështja Rama-Berisha, kjo pasi më herët gruaja ime ka punuar me Berishën”, ka thënë Zhukri./m.j