• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata i jep të drejtë Bashkisë për prishjen e pallateve të dëmtuar në Kombinat: Aktekspertizat dhe vendimet e KB brenda ligjit

by Java News
27/11/2021 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Administrative i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës për prishjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Kombinat për t’i hapur rrugë projektit të lagjes së re moderne. Në vendimin e zbardhur prej saj, gjykata ka vlerësuar si të drejta ekspertizat e kryera mbi pallatet e dëmtuara si në Rr. “Llazi Miho” në Njësisë Administrative Nr. 6, si dhe vendimet e marra nga ana e Këshillit Bashkiak pas zhvillimit edhe të dëgjesave.

Gjykata çmon se vendimi i Këshillit Bashkiak Nr. 111 i marrë më datë 28.09.2020 për miratimin e prishjes së detyruar nuk bie në kundërshtim me VKM nr. 887, datë 24.12.2019 duke rrëzuar në këtë mënyrë edhe pretendimet e PD-së dhe të LSI-së të cilat tentuan bllokimin e projektit të rindërtimit duke organizuar protesta të vazhdueshme me anëtarët e tyre.

“Këshilli Bashkiak, në zbatim të nenit 35 të aktit normativ nr. 9/2019, ka miratuar prishjen e detyruar të pallatit nr. 159 dhe në kuptim të nenit 64/b të ligjit nr. 139/2015, ka ngarkuar Kryetarin e Bashkisë për zbatimin e këtij vendimi sipas parashikimeve të VKM nr. 887/2019”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Gjykata e ka cilësuar si të drejtë vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak, pasi ai është nxjerrë në përputhje me ligjin dhe brenda kompetencave. “Gjykata çmon se vendimi i Këshillit Bashkiak nr. 111, datë 28.09.2020 është nxjerrë në përputhje me ligjin, ai nuk është një akt absolutisht i pavlefshëm dhe nuk mund të konstatohet si i tillë. Kërkesë padia për këtë pjesë është e pabazuar dhe duhet rrëzuar. Në lidhje me pretendimin e paditësit se akti është nxjerrë në kundërshtim me parashikimet e ligjit material, të dhënat e dokumenteve si ekspertizën e shoqërisë se kontraktuar, oponencën teknike të Institutit të Ndërtimit etj., Gjykata vlerëson ta konsiderojë të papranueshëm”, thuhet në vendimin e zbardhur të gjykatës.

Gjatë procesit gjyqësor rezultoi se nga ana e Bashkisë Tiranë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në respektim të detyrimeve që rrjedhin nga parashikimet e legjislacionit në fuqi që rregullon përballimin e fatkeqësisë natyrore. Gjithashtu, Gjykata konfirmon se janë zhvilluar dëgjesat publike ndërmjet qytetarëve, me inxhinierë dhe ekspertë.

Në përfundim të vendimit të saj, gjykata çmon se përderisa kërkese padia rezultoi e pabazuar, bazuar ne nenin 106 të K.Pr.Civile, edhe shpenzimet gjyqësore ika ka ngarkuar palës paditëse.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës po vijon me punën për ndërtimin e lagjes së re në Kombinat, ndërsa paralelisht vijon dhe dhënia e bonusit të qirasë për familjet e dëmtuara nga tërmeti gjer në marrjen e çelësave për banesat e reja./m.j

Gjykata i jep të drejtë Bashkisë për prishjen e pallateve

Next Post
Variantet e reja/ Manastirliu: Vaksina e vetmja armë për t’u mbrojtur nga virusi, mos neglizhoni dozën e 3-të

Variantet e reja/ Manastirliu: Vaksina e vetmja armë për t’u mbrojtur nga virusi, mos neglizhoni dozën e 3-të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In