• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

by A R
26/02/2026 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

AfD nuk mund të klasifikohet si “me siguri ekstremiste e djathtë”. Të paktën për momentin. Gjykata administrative e Këlnit i dha të drejtë partisë së drejtuar nga Alice Weidel kundër shërbimeve sekrete të brendshme, të njohura si Verfassungsschutz, ose Mbrojtja e Kushtetutës (BfV). Por jo në themel të çështjes.

Thjesht, gjykatësit kanë deklaruar se ky përkufizim nuk mund të përdoret, me gjithë pasojat praktike që sjell në Gjermani, derisa gjykata të vendosë përfundimisht, në procesin kryesor tashmë në zhvillim, nëse AfD është vërtet ekstremiste apo jo. Nuk dihet ende kur do të jepet vendimi final.

Alternative für Deutschland po e feston këtë si një fitore të madhe. “Një sukses i madh për AfD-në dhe një sukses i madh për demokracinë në Gjermani!”, tha Alice Weidel. Në thelb, është pranuar kërkesa e tyre, duke penguar shërbimet sekrete të përdorin klasifikimin deri në vendimin përfundimtar.

Verfassungsschutz e kishte cilësuar AfD si “me siguri ekstremiste e djathtë” majin e kaluar, pas viteve të hetimeve. Ky përkufizim u jep shërbimeve të drejtën të mbikëqyrin aktivitetet e partisë, përfshirë leximin e email-eve. Sipas Kushtetutës gjermane, e cila pas luftës ndalon ringjalljen e partive me frymëzim nazist ose anti-demokratik, klasifikimi zyrtar “ekstremist i djathtë” nga BfV mund të hapte rrugën për ndalim të partisë.

Megjithatë, ndalimi i një partie nuk është i thjeshtë në Gjermani. Vendimi i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese, me kërkesë të parlamentit ose qeverisë. Kjo ndodhi në vitet ’50 me Partinë Komuniste Gjermane.

AfD u mobilizua fuqishëm kundër kësaj kërcënimi ekzistencial, duke kërkuar në maj një apel urgjent. Duhet theksuar se vendimi i Këlnit i jep një pauzë dhe frymëmarrje partisë, por nuk e shpall të pafajshme paraprakisht. Gjykata e Këlnit ka bërë edhe vërejtje kritike ndaj AfD: gjykatësit theksojnë shprehimisht “se vazhdon të ekzistojë dyshimi i fortë se partia ndjek objektiva antikushtetuese”.

Çështja nuk mbyllet këtu. Shërbimet mund të apelojnë në gjykatën administrative të shkallës së dytë, në Münster. Megjithatë, nga llogaritë zyrtare të AfD-së shpallet fitorja. Vendimi vjen në një moment kur partia po përballet me probleme të mëdha të brendshme: skandale nepotizmi, akuza për përvetësim të fondeve, dhe polemika mbi asistentë parlamentarë (njëri prej tyre as nuk jeton në Gjermani, ndonëse partia është ultranacionaliste). Këto skandale po testojnë aftësinë e Alice Weidel-it për të vendosur rregull në parti. Për momentin, megjithatë, ato nuk i kanë ulur mbështetjen AfD-së, e cila mbetet kokë më kokë në sondazhe me CDU-në e Friedrich Merz.

Shkrim nga Corriere Della Sera

Next Post
Korreshi flet me bindje: Basha nuk ka asnjë marrëdhënie me SHBA-të

Pas largimit nga qeveria, a do t’i hiqet imuniteti Ballukut? Korreshi: Varet nga presioni i...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In