Gjykata e Vlorës ka konfirmuar mandatin e kryebashkiakut Dritan Leli.
Leli u shpall fitues në zgjedhjet e 30 qershorit përballë kandidates së Bindjes Demokratike, Valbona Mezini.
Ai siguroi 94.21% të votave, ndërsa Mezini vetëm 5.9%.
Po sot Gjykata e Sarandës miratoi mandatin e kryebashkiakut të ri të Finiqit Kristaq Kiço, njërerazi kryetar i partisë minoritare MEGA.
Në zgjedhjet e 30 qershorit triumfoi përballë kandidatit të pavaruar Leonidha Kristo.
Pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rezultateve, të gjithë kryebashkiakët e rinj kanë depozituar kërkesat në gjykatë për të marrë mandatet.
g.kosovari