• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata e Strasburgut për çështjen “Thoma Gëllçi” dhe raste të përsëritura të gjykatave shqiptare

by Java News
11/03/2025 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pa integritet profesional nuk garantohet pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit

Nga Niazi Jaho

Nëpërmjet mediave u informuam se, në datën 25.02.2025, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) kishte shqyrtuar dhe vendosur për kërkesën drejtuar asaj nga shtetasi Thoma Gëllçi. Ai e konsideronte të pabazuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, të kërkuar nga prokurori dhe vendosur nga gjykata. Në përfundim, GJEDNJ e konsideroi të bazuar kërkesën e z. Gëllçi, sepse masa e sigurimit nuk ishte në përputhje me nenin 5, pika 1, paragrafi “c”, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut ku thuhet: “Çdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të rasteve që vijojnë dhe në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj”. Në pikën 5 të nenit të mësipërm përmendet gjithashtu se: “Çdo person që arrestohet ose burgoset në kundërshtim me dispozitat e këtij neni ka të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim”.

Ky informacion telegrafik në media më nxiti në aspektin ligjor profesional që të njihem me përmbajtjen e plotë të këtij vendimi. Në këtë vështrim, mendova të shprehesha edhe për faktin se, lexuesi i thjeshtë, veç informacionit në media, në raste të tilla ka interes të dijë diçka më tepër. Konkretisht: Përse ndaj z. Gëllçi nuk duhej zbatuar masa e sigurimit “Arrest me burg”?

Arrestimi ose ndalimi, sipas të nenit 5, pika 1, paragrafi “c” të Konventës, kryhet në rastet e dyshimit të arsyeshëm se ka kryer një vepër penale ose kur çmohet në mënyrë të arsyeshme e nevojshme për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj. Kjo do të thotë se për zbatimin e masës së mësipërme nuk mjafton vetëm dyshimi i arsyeshëm që, sipas nenit 228, të Kodit të Procedurës Penale duhet të jetë i bazuar në prova, por edhe elementët dhe kushtet e tjera të procedurës të parashikuar në ligj.

Mbështetur në arsyetimin që bëhet në vendimin e GJEDNJ nuk është vështirë të bindesh se gjykatat shqiptare kanë gabuar, se ato nuk kanë patur parasysh ose kanë keqinterpretuar dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale siç janë: a) Nenin 229 ku thuhet se, në caktimin e masave të sigurimit, gjykata duhet të mbajë parasysh përshtatshmërinë e kritereve të caktuara në ligj; b) Nenin 230 ku thuhet se arresti me burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit; c) Nenin 232 ku bëhet fjalë për llojet e tjera të masave shtrënguese (ose siç thuhet, masa alternative) ku midis tyre përmendim arresti në shtëpi, ndalimi i daljes jashtë shtetit, detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore etj.

GJEDNJ arsyeton qëndrimin e saj duke parashtruar argumentet e mëposhtme:

a) Është vërtetuar se kërkuesi ndodhej jashtë shtetit dhe sapo është kthyer në Shqipëri u informua se ndaj tij ishte urdhëruar masa e ndalimit. Menjëherë pas kësaj vullnetarisht ai u dorëzua tek autoritetet përkatëse. Kjo sjellje, sipas GJEDNJ, nuk u mor parasysh. Ajo duhej vlerësuar edhe në vështrim të faktorëve të tjerë që lidheshin me karakterin e tij personal, moralin, vendbanimin, profesionin, pasuritë, lidhjet familjare si dhe lidhjet e tjera në Shqipëri.

b) Gjykatat vendase, vazhdimin në paraburgim të kërkuesit e kanë arsyetuar me nevojën e sigurimit të provave shtesë, por pa përmendur cilat ishin këto prova konkrete dhe pse ato nuk ishin siguruar në një kohë më të hershme.

c) Gjykatat vendase nuk iu përgjigjen pretendimeve të kërkuesit se, dyshimi ndaj tij bazohej kryesisht në dokumentacionin e sekuestruar nga prokuroria.

d) Gjykatat vendase janë shprehur se “nëse ai do të lirohej mund të manipulonte provat dhe të frikësonte dëshmitarët”. Por, GJEDNJ këto i vlerëson si fraza të përgjithshme dhe pa argumente konkrete.

e) Nuk rezulton që gjykatat vendase të kenë shqyrtuar në mënyrën e duhur masa sigurie alternative, pavarësisht kërkesave të shumta të kërkuesit në këtë drejtim.

Në përfundim mendoj të evidentoj faktin se çështja “Gëllçi” është vetëm një nga çështjet e fundit e shqyrtuar nga GJEDNJ dhe që ka të bëjë me masat e sigurimit. Kërkesa të tilla i janë drejtuar GJEDNJ, janë shqyrtuar prej saj dhe janë zgjidhur në favorin e kërkuesve siç janë p.sh., ato me kërkues “Delijorgji” (28.04.2015), Hysa (21.02.2023), Muçaj (11.07.2023) etj.

Vitin e kaluar u njohëm edhe me një vendim të një rëndësie të veçantë të GJEDNJ (çështja “Nika kundër Shqipërisë”) që ka të bëjë me ngjarjen tragjike të 21 Janarit 2011. Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështje, gjykata vëren se “hetimi penal është ende i hapur”, se “autoritetet duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre që synojnë zbardhjen e rrethanave të vdekjes së A.N., identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës”.

Nëpërmjet shqyrtimit të kërkesave me objekte të ndryshme për vendin tonë (në mënyrë të veçantë për organet e drejtësisë), GJEDNJ ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut tepër të çmuar me synim zbatimin e parimeve dhe standarteve, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut të sanksionuara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në përgjigje të këtij kontributi kërkohet reflektim, përgjegjshmëri, transparencë, profesionalizëm edhe më cilësor, por, mbi të gjitha, integritet që mendoj se është elementi kryesor që garanton pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit.

Next Post
“Shqipëria ka pasur progres në negociatat me BE”, mesazhi i rëndësishëm i ambasadorit Gonzato

“Shqipëria ka pasur progres në negociatat me BE”, mesazhi i rëndësishëm i ambasadorit Gonzato

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

Trump i jep Teheranit 48 orë afat për hapjen e Hormuzit, ose SHBA-ja do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit

March 22, 2026
Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

March 22, 2026
“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

March 22, 2026
Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

March 22, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

March 22, 2026
Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

March 22, 2026
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

March 22, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

March 22, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Berisha mbledh sot mbështetësit e tij, protesta e radhës në Tiranë para kryeministrisë

March 22, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

300 mijë me origjinë familjare bektashiane në Shqipëri

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In