• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK: Dosja për terrorizëm në ndeshjen Shqipëri-Izrael s’duhet pushuar. Hetoni!

by Java News
10/02/2020 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsion rrëzon kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për mbylljen e hetimeve për aktin terrorist në ndeshjen e futbollit Shqipëri- Izrael më 12 nëntor të vitit 2015 dhe i lë afat edhe 3 muaj të tjerë për të kryer hetime më të plota.

Në një vendim të marrë javën e kaluar, GJKKO vendosi t’ia kthejë dosjen SPAK për të vijuar hetimin, ndërsa nuk ka lënë pas edhe kritikat ndaj procesit të hetimit.

“SPAK nuk ka kryer asnjë veprim dhe çështja nuk duhet të pushohet”, është shprehur gjykata, shkruan “shqiptarja.com”.

Asnjë nga 4 personat që u arrestuan, nuk është në qeli. Ergys Faslia, i riu që ka studiuar për Bio-Kimi dhe infermieri në Shkodër, por që punonte si berber në këtë qytet, Xhezair Fishti, imam i vetëshpallur, Medat Hasan dhe Bekim Protopapa, mjek në zonën e Malësisë së Madhe, të gjithë besimtarë myslimanë, janë hetuar në gjendje të lirë.

Çështja u nis fillimisht nga prokurori Eugen Beci, por sipas GJKKO, SPAK nuk ka kryer asnjë veprim plotësues hetimor duke shkuar në Gjykatën Speciale me të njëjtën kërkesë si të Krimeve të Rënda, për pushim të çështjes.

Më 4 nëntor 2019, Prokuroria për Krime të Rënda që drejtohej nga Donika Prela, kishte kërkuar pushimin e hetimeve për të arrestuarit, të dyshuar në skenarin për vendosjen e tritolit në ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit, që do zhvillohej në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Pas arrestimit, Ergys Faslia qëndroi 1 vit në burg dhe më pas, në nëntor 2017, u la i lirë për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Të njëjtin fat patën edhe të arrestuarit e tjerë, të cilët u hetuan në gjendje të lirë.

Përpara ndeshjes në “Loro Boriçi”, shërbimi sekret izraelit Mossad, i dha informacion autoriteteve shqiptare për lidhje të dyshimta të katër shqiptarëve me një celulë në Kosovë, e cila mbante kontakte direkte me Lavdërim Muhaxherin në Siri, i cilësuar si komandant i shqiptarëve brenda IS-it.

Akuzat për të cilat hetoheshin katër personat ishin “vepra me qëllime terroriste”, “kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” si dhe “pjesëmarrëse në organizatë terroriste”. /e.s/

Next Post
Pas kryebashkiakëve, Prokuroria i kërkon KQZ-së t’i heqë mandatin edhe një këshilltari. Fshehu dy dënime në Zvicër

Pas kryebashkiakëve, Prokuroria i kërkon KQZ-së t'i heqë mandatin edhe një këshilltari. Fshehu dy dënime në Zvicër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In