Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Arben Dervishajn, Regan Merdanin dhe Enver Sheshin pasi janë arrestuar për inceneratorët.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më datë 29.12.2022, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 40 akti, datë 22.12.2022 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim A.D., R.M. dhe E.Sh., ndaj vendimeve nr. 82 akti, datë 11.11.2022 dhe nr. 86 akti, datë 18.11.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lëndë të masave të sigurimit, dhe vendosi: – Miratimin e vendimeve nr. 82 akti, datë 11.11.2022 dhe nr. 86 akti, datë 18.11.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për disponimet lidhur me ankuesit A.D., R.M. dhe E.Sh”, njofton gjykata.
Arben Dervishaj akuzohet se për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Regan Merdani dhe Enver Sheshi akuzohen për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim.
/a.r