Seanca në Gjykatën e Lartë në lidhje me deputetin Mark Frroku është shtyrë për ditën e hënë pasi sipas gjykatësve çështja është komplekse dhe kërkon më shumë kohë në shqyrtimin e saj.
Deputeti Mark Frroku ishte vetë i pranishëm në seancë, pasi ka kërkuar leje nga Gjykata nëse mund të marrë pjesë në seancat plenare të kuvendit, përgjigje që deputeti duhet ta presë javën tjetër. Prej 7 muajsh deputeti mungon në seanca.
Sakaq, avokati mbrojtës i deputetit Frroku tha se kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme i ka prerë pagën Mark Frrokut.
Mark Frroku akuzohet nga autoritetet belge si i përfshirë në një vrasje në Belgjikë, në vitin 1999.