• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

by A R
09/04/2026 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë ka nisur këtë të enjte shqyrtimin për rishikimin e pjesshëm të një vendimi unifikues të vitit 2011, që lidhet me standardet për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Debati në sallë është fokusuar kryesisht tek barra e provës dhe mënyra e arsyetimit të vendimeve nga gjykata. Prokurori Arqile Koça argumentoi se praktika e deritanishme, sipas së cilës gjykata mjafton të arsyetojë masën e vendosur, bie në kundërshtim me ligjin. Sipas tij, gjykata duhet të shpjegojë edhe pse masat alternative nuk janë të përshtatshme.

Nga ana tjetër, gjyqtari Enton Dhimitri ngriti pikëpyetje mbi këtë qasje, duke theksuar se nëse barra e provës i takon prokurorit, atëherë pse gjykata duhet të arsyetojë për masa që nuk janë kërkuar prej tij.

Koça theksoi se sistemi penal funksionon në zinxhir, nga policia gjyqësore te prokurori dhe më pas te gjykata, dhe se një disiplinim më i madh i gjykatës ndikon drejtpërdrejt edhe në përmirësimin e punës së prokurorisë.

Në seancë marrin pjesë 16 anëtarë të gjykatës, ndërsa nisma është ndërmarrë nga kryetari Sokol Sadushi. Shqyrtimi unifikues është iniciuar pas rekursit të Prokurorisë për çështjen e Bektash Zenelit, i arrestuar në tetor 2025 në Lezhë, i dyshuar për posedim të 7.5 kg kanabis sativa.

Pjesë nga debati Koça-Dhimitri në sallë

Prokurori Arqile Koça: Është në të mirën e praktikës gjyqësore ndryshimi. Qëndrimi i mbajtur nga Kolegjet në vitin 2011, se gjykata mjafton të arsyetojë masën që merr, është në kundërshtim me dispozitat ligjore, që qartësojnë se gjykata duhet të arsyetojë edhe përse masat e tjera janë të papërshtatshme. Në lidhje se kujt i takon barra e provës. Barrën e justifikimit të caktimit të masës :arrest në burg”, i takon prokurorit dhe jo provave pozitive të paraqitura nga i dyshuari. Provat pozitive vlerësohen nga gjykata në harmoni me provat e paraqitura nga prokurori.

Gjyqtar Enton Dhimitri: Pse duhet ta ndryshojmë?

Prokurori Arqile Koça: Ka një kuptim të ndryshëm në lidhje me ç’ quhet praktikë e Gjykatës së Lartë, sentenca të caktuara në vendimet unifikuese, apo paragrafë.

Gjyqtar Enton Dhimitri: Nëse pranojmë se barra e provës i takon prokurorit, nëse themi se prokurori ka detyrim të provojë përshtatshmërinë me masën e kërkuar, atëherë përse gjykata duhet të arsyetojë papërshtatshmërinë e masave të pakërkuara?

Prokurori Arqile Koça: Sistemi i drejtësisë penale nis nga OPGJ, tek prokurori e tek gjykata. Nëse ne disiplinojmë gjykatën, atëherë disiplinojmë edhe prokurorin. Problemi që ne ngremë është tek harmonizimi në arsyetim. Ne kemi shqetësim mos kalojmë në ekstremin tjetër, duke u cenuar interesin publik.  Unë përfaqësoj interesin publik. Masat alternative në interesin shqiptar, herë pas here janë të pazbatueshme. Dakord, e lirojmë. Le të dalë. Por si e sigurojmë, që ai do të vijë sërish në gjykatë. Disiplinimi bëhet nga gjykata.

Next Post
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Braçe lexon SMS-të në Kuvend: Pronarja e Lufrës na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’

April 9, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In