• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gjykata e Lartë lejon prokurorin të marrë deklaratat tatimore të ish-presidentitTrump

by Java News
22/02/2021 23:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të hënën Gjykata e Lartë amerikane i hapi rrugën një prokurori të Nju Jorkut të marrë të dhëna mbi deklaratat tatimore të Donald Trump-it, një vendim që shihet si një disfatë me rëndësi për ish-Presidentin.

Vendimi i gjykatës shënon pikën kulmore të një beteje të gjatë ligjore që kishte mbërritur edhe me parë në këtë institucion.

Deklaratat tatimore të zotit Trump nuk pritet të bëhen publike si pjesë e hetimit penal të prokurorit, por veprimi i Gjykatës së Lartë shihet si një goditje për zotin Trump pasi ai ka luftuar prej kohësh e në shumë fronte për t’i mbajtur ato të fshehta.

Hetimi në vazhdim, pjesë e të cilit janë dhe të dhënat e kërkuara nga prokurori i Nju Jorkut, mund të shndërrohet në një problem për zotin Trump tani që ai nuk është më president.

Zoti Trump e ka quajtur hetimin “vazhdimin e një gjuetie shtrigash, gjuetia më e madhe e shtrigave në histori”.

Gjykata e Lartë priti disa muaj për të vepruar mbi këtë çështje. Argumentimi më i fundit i shkruar lidhur me të, u paraqit më 19 tetor. Por gjykata, e cila përfshin tre të emëruar nga zoti Trump, priti zhvillimin e zgjedhjeve, sfidat ligjore të zotit Trump mbi humbjen e tij më 3 nëntor si dhe një muaj pas largimit të tij nga detyra e presidentit, përpara se të vendoste mbi çështjen. Gjykata nuk ofroi asnjë shpjegim lidhur me këtë vonesë.

Urdhri i gjykatës është një fitore për prokurorin e qarkut në Manhatanit Cyrus Vance Jr., i cili ka kërkuar të dhëna mbi deklaratat tatimore të zotit Trump që nga viti 2019 si pjesë e një hetimi. Zoti Vance, I zgjedhur me votat e demokratëve, kishte kërkuar zyrtarisht të dhëna nga firma e kontabilitetit “Mazars” e cila ka punuar prej kohësh për llogari të zotit Trump dhe bizneseve të tij. “Mazars” kishte bërë të ditur se do t’i bindej kërkesës, por zoti Trump, u përpoq të bllokonte lëshimin e të dhënave duke e ankimuar çështjen.

Çështja për të cilën vendosi Gjykata e Lartë përfshin një kërkesë të një jurie të madhe për të dhënat tatimore personale e të korporatave të zotit Trump për një periudhë më shumë se tetë vjeçare. Zoti Vance nuk e ka bërë të ditur se çfarë e shtyu atë të kërkojë të dhëna mbi taksat. Megjithatë në një padi të regjistruar vitin e kaluar, prokurorët thanë se ata kishin arsye të kërkonin të dhëna për shkak të raporteve publike për “sjellje të mundshme kriminale në një shkallë të gjerë e për një kohë të gjatë të organizatës Trump”.

Një pjesë e hetimit lidhet ne dy pagesa bërë dy grave, aktores pornografike Stormy Daniels dhe modeles Karen McDougal, në shkëmbim të heshtjes së tyre gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 në lidhje me pretendimet për marrëdhënie jashtëmartesore me zotin Trump. Por ky i fundit ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie me to.

Në korrik, në një vendim 7 me 2, gjykatësit hodhën poshtë argumentin e paraqitur nga avokatët e zotit Trump se presidenti gëzon imunitet nga hetimi ndërsa ai është në detyrë ose që prokurori duhet të dëshmojë një nevojë më të madhe sesa normalja, në mënyrë që t’i vihen në dispozicion të dhëna mbi taksat e tij.

Gjyqtarët Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh, të emëruar nga zoti Trump në Gjykatën e Lartë, iu bashkuan këtij vendimi. Ai u mor përpara zgjedhjes së kandidaturës së tretë të propozuar nga zoti Trump, për anëtare të gjykatës, Amy Coney Barrett, e cila zëvendësoi gjykatësen e ndjerë, Ruth Bader Ginsburg.

Si pjesë e vendimit të saj në korrik, Gjykata e Lartë ktheu për vendim në gjykatat më të ulëta çështjen e zotit Vance dhe një rast të ngjashëm që përfshinte vënien në dispozicion të deklaratave tatimore të zotit Trump, kërkuar nga Kongresi. Gjykata nuk lejoi që të dhënat të viheshin në dispozicion ndërsa çështjet ishin në gjykim.

Që nga vendimi i gjykatës së lartë mbi çështjen Vance, avokatët e zotit Trump ofruan argumente shtesë se të dhënat e tij tatimore nuk duhet të dorëzoheshin, por ata i humbën sërish çështjet në gjykatën federale të Nju Jorkut dhe në apel. Ishin këto vendime që zoti Trump kishte kërkuar të bllokonte.

Next Post
OBSH apel vendeve të pasura: Mos e minoni programin COVAX!

OBSH apel vendeve të pasura: Mos e minoni programin COVAX!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

February 28, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Ministria e Jashtme: Ambasada në Abu Dabi, në dispozicion të shqiptarëve rezidentë

February 28, 2026
LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

February 28, 2026
Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

February 28, 2026
Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

February 28, 2026
Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

February 28, 2026
Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

February 28, 2026
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Netanyahu bisedë telefonike me Trump pas sulmeve ndaj Iranit, ja çfarë diskutuan

February 28, 2026
Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

February 28, 2026
Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In