Gjykata e Lartë ka vendosur që Gjykata e Korçës ka kompetencat për të shqyrtuar kërkesën e Zani Çaushit i cili kërkon ulje të dënimit.
Raportohet se Çaushi i ishte drejtuar me kërkesë Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e kompetencës mes Gjykatës së Matit dhe asaj të Korçës.
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, togat e zeza në Korçë duhet të shtyrtojnë kërkesën e Çaushit. Ai ndodhet në burgun e Drenovës.
Myrteza Çaushi kërkon që të njihet ulja e dënimit me argumentin se ka bërë 25 vite burg dhe duhet që të lirohet pasi ligji i kohës i njeh te drejtën që edhe pse i dënuar me burgim të përjetshëm ka të drejtë të kërkojë lirinë.
/a.r