• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për kushtetutshmërinë e marrëveshjes me Shqipërinë

by E S
29/06/2025 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit vë në dukje një sërë problematikash të këtij marrëveshjeje, duke theksuar gjithashtu se “doktrina ka shprehur shumë dyshime për përputhshmërinë e saj me Kushtetutën dhe me të drejtën ndërkombëtare, duke u ndalur posaçërisht te raporti mes Protokollit dhe së drejtës së Bashkimit Europian”.

Në relacionin e hartuar nga Zyra e Massimarit dhe e Rolit – për të cilin shkruan sot “Il Manifesto” – Gjykata e Lartë analizon protokollin, duke nxjerrë në pah jo vetëm mospërputhje me Kushtetutën, por edhe me të drejtën ndërkombëtare dhe atë të BE-së. Në paragrafin e dedikuar raportit mes protokollit Itali-Shqipëri dhe Kushtetutës, relacioni i Zyrës së Massimarit të Kasacionit thekson disa shkelje të mundshme të të drejtave kushtetuese, si ajo për shëndetin apo e drejta e mbrojtjes.

Marrëveshja, për shembull – shkruan Gjykata e Lartë – “nuk përcakton me saktësi kategorinë e personave për të cilët bëhet fjalë, duke i përkufizuar thjesht si ‘migrantë’… dhe krijon kështu një trajtim të pabarabartë mes të huajve që do të sillen në Itali dhe ‘migrantëve’ që do të dërgohen në Shqipëri”. Sipas Kasacionit, po ashtu, marrëveshja pengon të drejtën për azil, duke munguar një “rregullim i detajuar i aspekteve procedurale”. Sipas gjyqtarëve, këto rregullime janë të domosdoshme për të kompensuar “pabarazinë juridike që vjen nga jashtëterritorialiteti, duke garantuar të njëjtat të drejta për migrantët e dërguar në qendrat në Shqipëri si për ata që ndodhen në territorin italian”.

Është vënë re gjithashtu se, sipas protokollit, “ndalimi nuk është më i parashikuar si një masë e fundit (extrema ratio), siç e parashikon legjislacioni europian”, por kthehet “në të vetmen alternativë të parashikuar nga ligjvënësi, në kundërshtim me garancitë për mbrojtjen e lirisë personale”. Një tjetër problematikë “është konstatuar në pamundësinë faktike, në rast ndalimi jashtë vendit, për të liruar personin, pasi të kenë pushuar efektet e titullit mbi ndalimin”.

Sipas protokollit, në fakt, i huaji nuk mund të lirohet në Shqipëri dhe duhet të rikthehet në Itali, me pasojën që – duke marrë parasysh kohën teknike që kërkon transferimi me anije apo me avion – është shumë e mundshme që të ndodhë një ndalim pa titull ligjor (sine titulo) që mund të zgjasë disa orë, në mos disa ditë.

Sa i përket së drejtës së mbrojtjes, Gjykata thekson “se mënyrat e ushtrimit të së drejtës së mbrojtjes nga personat e huaj të ndaluar në Shqipëri nuk janë të rregulluara me norma ligjore, por i janë lënë në dorë diskrecionit të ‘përgjegjësit italian të qendrës’”. Së fundi, është vënë re se protokolli – “duke parashikuar që ‘në rast nevojash shëndetësore për të cilat autoritetet italiane nuk mund të japin zgjidhje… autoritetet shqiptare bashkëpunojnë me autoritetet italiane përgjegjëse për këto struktura për të garantuar kujdesin mjekësor të domosdoshëm dhe të paanulueshëm për migrantët e ndaluar aty’ – mund të sjellë një dëm të rëndë për të drejtën për shëndet, e mbrojtur nga neni 32 i Kushtetutës, duke pasur parasysh se niveli i kujdesit shëndetësor në Shqipëri nuk është i krahasueshëm me atë italian”./ ANSA

Next Post
Zjarri në Hoshtimë të Vlorës/ Dredha: Dyshohet se ka ardhur nga varrezat, të gjitha strukturat në terren

Zjarri në Hoshtimë të Vlorës/ Dredha: Dyshohet se ka ardhur nga varrezat, të gjitha strukturat në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

March 22, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

March 22, 2026
Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

March 22, 2026
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

March 22, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

March 22, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Berisha mbledh sot mbështetësit e tij, protesta e radhës në Tiranë para kryeministrisë

March 22, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

300 mijë me origjinë familjare bektashiane në Shqipëri

March 22, 2026
Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

March 22, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 22, 2026
Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In