• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata e Janinës refuzon kërkesën e Laert Haxhiut për azil politik në Greqi, dërgohet në burgun e Korridhalos

by Java News
05/02/2024 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën e Laert Haxhiut për azil politik në Greqi.

Lajmi bëhet publik prej burimeve lokale, të cilat i thanë Top Channel se i akuzuari Laert Haxhiu pasi iu refuzua kërkesa për azil, u dërgua nën masa të rrepta sigurie në burgun e Korridhalos, ku do të mbahet deri në vlerësimin përfundimtar të kërkesës së tij për azil nga Gjykata e Lartë Greke.

Ky vendim pritet të merret brenda një afati jo më shumë se 90 ditë.

Burime konfidenciale nga gjykata e Janinës thanë se mbrojtja e Haxhiut kishte argument bazë në kërkesën për azil publikimet në media se atij “i rrezikohet jeta prej bandave rivale në Shqipëri, por njëkohësisht Laert Haxhiu rrezikohet edhe prej regjimit të kryeministrit Rama pasi sipas mbrojtjes të tij, Haxhiu rrezikon edhe për ndjenjat e tija filo greke të përndiqet prej regjimit të Ramës pasi atje filo grekët dhe minoritarët përndiqen,duke referuar rastin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, si rast flagrant të persekutimit të vorioepirotëve“,siç u shpreh mbrojtja përballë trupit gjykues.

Vlen të përmendet se Lart Haxhiu përfaqësohet prej së njëjtës zyrë avokatie që ka përfaqësuar pothuaj të gjithë personat me precedentë penalë që kanë përfituar azil politik në Greqi këto vitet e fundit në Greqi.

Siç dihet nga publikimet e vendimeve të gjykatës së lartë greke ,këta persona kanë fituar azilin në Greqi,pikërisht prej ndjenjave të tyre filogreke dhe kërcënimeve të regjimit anti grek në Shqipëri.

Në të gjitha rastet dëshmitarë në gjyqet që vendosej azili për këta persona,dalin eksponentë të lartë drejtues së një shoqate që merr në mbrojtje minoritetin Grek në Shqipëri,si dhe një zyrtare e lartë e shtetit Shqiptar e cila udhëton enkas për të dëshmuar në Gjykatën e Lartë Greke pro çdo rasti kërkese azili që pikërisht zyra në fjalë merr përsipër.

Gjithashtu, Top Channel mësoi se ende nuk ka mbërritur në Athinë dosja e përkthyer me provat dhe dëshmitë që e lidhin Haxhiun me një seri krimesh në Shqipëri dhe dy vrasje të kryera në Greqi, çka me shumë gjasa do ti mundësojnë atij lirinë brenda pak muajve./m.j

Next Post
“Bardhi ka vajtur që t’i marrë partinë Berishës”, analisti: Pse shkoi poshtë ballkonit, tani ‘mbreti’ është i burgosur…!

“Bardhi ka vajtur që t’i marrë partinë Berishës”, analisti: Pse shkoi poshtë ballkonit, tani 'mbreti' është i burgosur...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Nis në GJKKO seanca ndaj Veliajt dhe të pandehurve të tjerë

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In