Gjykata e Apelit e Shkupit e konfirmoi aktvendimin e Gjykatën Themelore Shkup 1 nga 30 qershori i vitit 2014 për rastin “Monstra”.
“Gjykata e Apelit e Shkupit me aktvendim KOK nr.108/14 nga 9.10.2015, due vendosur për ankesën e prokurorit publik në Prokurorinë Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup dhe të akuzuarve, e konfirmoi aktvendimin e Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup КОК nr.80/12; КОК nr.88/13 nga 30.6.2015 në lëndën e njohur në opinion si ‘Monstra’”, thuhet në kumtesën e sotme nga Gjykata e Apelit e Shkupit.
Me aktvendim të cituar të Gjylatës së Apelit Shkup pas seancës së mbajtur publike dhe analizës gjithëpërfshirëse të dëshmive dhe vlerësimit të informatave ankimuese, ankimimet e të akuzuarve A.I., A.D., A.I., F.A. dhe S.L. të shpallur si fajtorë për vepër penale “terrorizëm” nga Kodi Penal, si bahskëkryerës dhe i akuzuari H.A. i shpallur fajtor për vepër penale “terrorizëm” si ndihmës, dhe të dënuar me dënim burg të përjetshëm të shqiptuar nga ana e gjykatës së shkallës së parë, refuzohen si të pabaza.
“Me vendimin e Gjykatës së Apelit Shkup, ankesa e prokurorit publik në Prokurorinë Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup, deklaruar në pjesën e liruese të atkvendimit të shkallës së parë, me të cilin R.S. është liruar nga aktakuza veprën penale “terrorizëm” nga Kodi Penal si bashkëkryerës me të akuzuarit e tjerë, refuzohet si e pabazë, thuhet në kumtesën nga Gjykata e Apelit Shkup.