• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata dënon 14 anëtarët e PD dhe LSI që penguan zgjedhjet e 2019/ Kryedemokrati i Matit: Vendim i padrejtë

by Java News
27/07/2021 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pengimi i zgjedhjeve lokale në 2019 ku mori pjesë vetëm Partia Socialiste u ka kushtuar shtrenjtë 14 anëtarëve të PD-së e LSI-së. Sot Gjykata e Rethit të Parë Gjyqësor Mat, u ka dhënë atyre dënimin  pasi janë akuzuar për djegien e materialit zgjedhor në KZAZ-të 16 dhe 17 në Mat e Klos dhe dëmtim të kompjuterëve dhe ekraneve të numërimit.

Gjykata ka dënuar  7 persona më shërbim prove, më konkretisht Shkëlzen Ukën, Riza Dishën, Myrteza Gjinin, Paqësor Elezin, Asllan Likursin dhe Edmond Lalajn me nga 2 vjet burg, që u konvertuan në katër vite dënim me kusht. Ndrësa, Xhevalin Gjergji, u dënua me 1 vit burg të konvertuar në 2 vjet shërbim prove.

Ndërsa, Sokol Lela, Fatmir Molla, Mehmet Limani dhe Ilirian Celiku u dënuan me nga 1 vit burg të konvertuar në 240 orë punë në interes publik për secilin.

Ndërkohë Adriatik Lika, që po ashtu akuzohej për “pengim të zgjedhjeve” dhe “kanosje të zgjedhjeve” u dënua me 2 vjet e 4 muaj burg. Haki Likursi dhe Alehandër Muharremi, të akuzuar po ashtu edhe për “kanosje të zgjedhjeve” u dënuan me nga 2 vjet burg. Hazbi Kurtagja, i cili u arrestua me të njëjtin grup personash, por që siç del ishte nën akuzë vetëm për mbajtje armësh të ftohta, u dënua me 8 muaj burgim për armëmbajtje.

Në lidhje me këtë vendim ka reguar edhe kryetari i Partisë Demokratike në Mat, Arjan Lika i cili e ka cilësuar të padrejtë dhe të motivuar politikisht. Ai tha se vendimi i gjykatës do të apelohet pasi protesta ishte e drejtë qytetare.

Të dënuarit ishin pjesë e përpjekjeve të Partisë Demokratike dhe LSI, të cilat bojkotuan zgjedhjet lokale të 30 qershorit, për të penguar procesin zgjedhor që u mbajt vetëm me pjesëmarrjen e Partisë Socialiste dhe forcave të vogla opozitare. I gjithë vendi u përfshi në protesta pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta ‘anulloi’ datën e zgjedhjeve, diçka që nuk u pranua nga shumica. Partia Socialiste i fitoi të gjitha bashkitë në vend në zgjedhjet e 2019 thuajse pa rivalë, por disa prej tyre janë pa kryebashkiakë për shkak të procesit të dekriminalizimit.

g.kosovari

Next Post
Familjarët presin sot mes dhimbjes e lotëve 10 trupat e pajetë të aksidentit tragjik në Kroaci/ Identifikohen të gjitha viktimat

Familjarët presin sot mes dhimbjes e lotëve 10 trupat e pajetë të aksidentit tragjik në Kroaci/ Identifikohen të gjitha viktimat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In