Gjykata Austriake e Llogarive i sugjeroi Kontrollit të Lartë të Shtetit të auditojë financat e partive politike, si një nga shkaqet kryesore që nxit korrupsionin.
Ky ishte një nga rekomandimet më të rëndësishme që kjo gjykatë ka nxjerrë nga vlerësimi i punës së KLSH-së për një periudhë 2-vjeçare. Rezultatet e vlerësimit u prezantuan në Tiranë nga drejtori i përgjithshëm i gjykatës austriake, Robert Sattrer.
Ai vlerësoi pavarësinë e KLSH-së dhe progresin, sipas tij, të madh, që ky institucion ka bërë vitet e fundit në luftën ndaj korrupsion, raporton tch. Nga ana e tij, kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj theksoi se rekomandimet e Gjykatës së Auditimit të Austrisë do të jenë një plan konkret pune për institucionin e tij.