• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata antikorrupsion, aplikojnë 22 gjyqtarë, SPAK ende mister

by Java News
22/01/2019 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot 22 gjyqtarë, nga Shkalla e Parë dhe nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, kanë shfaqur interes për të qenë pjesë e GJKKO-së, që është Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nga Shkalla e Parë dëshirojnë të jenë pjesë e krijesës më të re të Reformës në Drejtësi të gjithë gjyqtarët, ndërsa nga Apeli janë ende duke u menduar 3 gjyqtarë.

Nëse për SPAK-un, emrat e prokurorëve do të ngelen mister derisa të vendosë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për gjykatën që do të gjykojë zyrtarët e korruptuar, emrat nuk janë aspak surprizë. Reforma në Drejtësi jep garanci për gjyqtarët aktualë të Krimeve të Rënda, në dallim nga prokurorët, duke i shmangur nga gara për në Gjykatën e posaçme Antikorrupsion.

Për gjyqtarët e Krimeve të Rënda parashikohet vetëm dhënia e pëlqimit mbi kufizimin e privatësisë. Kjo pikë e ligjit i ka vendosur në kushte komode gjyqtarët aktualë të Krimeve të Rënda, të cilët kanë firmosur vetëm formularin ku japin japin leje për t’u përgjuar ata dhe familjarët e tyre, gjë që do të thotë se, automatikisht, ata caktohen në detyrë në gjykatën antikorrupsion, pa pritur rezultatet e vettingut.

Por ndryshe nga gjyqtarët, prokurorët e Krimeve të Rënda vazhdojnë të jenë të stepur nëse do të jenë apo jo pjesë e SPAK-ut, thënë ndryshe Prokurorisë së posaçme që do të hetojë zyrtarët më të lartë për korrupsion. Megjithëse ka zëra se, edhe prokurorët e Krimeve të Rënda do të dorëzojnë kandidaturat e tyre për në SPAK, deri më tani janë vetëm dy kandidatë, prokurorët Klodian Braho dhe Besnik Muçi, që janë pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në kushtet kur prokurorët kanë afat deri më 7 shkurt, që të paraqesin kandidaturat për në SPAK, e kur numri i pretendentëve vijon të jetë i pakët, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përsëritur thirrjen për prokurorët. Një thirrje që më herët u dha edhe nga ndërkombëtarët, por që ende nuk ka mbërritur në veshët e njerëzve që do të hetojnë të fuqishmit./tch

/a.meta

Next Post
Pedagogët e “Filologjikut”: Të hënën protestë, ja vendimet e Asamblesë

Universitetet, projekte nga ministritë e patronazhimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspertja e OKB, Albanese: Izraeli po torturon sistematikisht palestinezët nëpër burgje

Ekspertja e OKB, Albanese: Izraeli po torturon sistematikisht palestinezët nëpër burgje

March 21, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

March 21, 2026
“Pa ne jeni tigër prej letre”, Trump ashpërson tonet ndaj NATO-s: Frikacakë, do ta kujtojmë!

“Pa ne jeni tigër prej letre”, Trump ashpërson tonet ndaj NATO-s: Frikacakë, do ta kujtojmë!

March 21, 2026
“E pafalshme çfarë ndodhi në Tiranë!” Klosi: Nuk njohim gjithë listën, nuk na ka ndodhur as në opozitë

“E pafalshme çfarë ndodhi në Tiranë!” Klosi: Nuk njohim gjithë listën, nuk na ka ndodhur as në opozitë

March 21, 2026
Kina: S’kemi varësi nga nafta iraniane

Kina: S’kemi varësi nga nafta iraniane

March 21, 2026
Klosi: Rezultati i 2025 me 300 mijë vota më shumë se opozita, mesazh për qeverisje serioze nga Edi Rama

Klosi: Rezultati i 2025 me 300 mijë vota më shumë se opozita, mesazh për qeverisje serioze nga Edi Rama

March 21, 2026
Sulme me dronë ndaj bazës amerikane në Bagdad, NATO tërhiqet

Sulme me dronë ndaj bazës amerikane në Bagdad, NATO tërhiqet

March 21, 2026
LIVE! Asambleja e PS, Klosi: Shkodra dhe Kukësi, territore ku beteja vijon! Opozita shkon vetëm në rënie

LIVE! Asambleja e PS, Klosi: Shkodra dhe Kukësi, territore ku beteja vijon! Opozita shkon vetëm në rënie

March 21, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Heshtja kushtetuese përballë ndjekjes penale pa ligj

March 21, 2026
Play-off i Botërorit 2026, trajneri Silvinjo publikon listën e Kombëtares

Play-off i Botërorit 2026, trajneri Silvinjo publikon listën e Kombëtares

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In