• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjykata amerikane shpall të paligjshme tarifat e Trump, çfarë pritet të ndodhë më tej?

by A R
30/08/2025 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjykatë federale e apelit në SHBA ka shpallur të paligjshme pjesën më të madhe të tarifave tregtare të vendosura nga presidenti Donald Trump, duke argumentuar se ato përbëjnë tejkalim të kompetencave të tij si president. Bëhet fjalë për tarifat e ashtuquajtura “reciproke”, të cilat u vendosën ndaj pothuajse çdo shteti me të cilin SHBA zhvillon tregti.

Vendimi i së premtes mbështeti një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Tregtisë Ndërkombëtare, e cila kishte hedhur poshtë arsyetimin e Trump se tarifat ishin të ligjshme në bazë të International Emergency Economic Powers Act (IEEPA), një ligj emergjence që presidenti përdori gjerësisht gjatë mandatit të tij.

Gjykata theksoi se IEEPA nuk i jep presidentit “të drejtën për të vendosur tarifa, taksa apo ngarkesa të tjera të ngjashme”, por vetëm kompetenca për të marrë masa të tjera ekonomike ndaj kërcënimeve nga jashtë. Në këtë mënyrë, sipas trupit gjykues, tarifat ishin “të pavlefshme dhe në kundërshtim me ligjin”, raporton BBC.

Reagimi i Trump

Donald Trump reagoi menjëherë duke e quajtur vendimin “shumë partizan” dhe një “katastrofë për Amerikën”. Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai paralajmëroi se vendimi “do të shkatërronte Shtetet e Bashkuara” nëse lejohet të qëndrojë në fuqi. Ai shtoi se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë.

Çfarë është IEEPA?

Ligji i vitit 1977 i jep presidentit amerikan të drejtën të ndërmarrë masa ekonomike në rast emergjencash që kërcënojnë sigurinë kombëtare, politikën e jashtme apo ekonominë. Ky ligj është përdorur edhe nga Barack Obama dhe Joe Biden, kryesisht për të vendosur sanksione ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë dhe gjatë luftës në Ukrainë.

Megjithatë, sipas gjykatës së apelit, ligji nuk i jep presidentit të drejtë për të vendosur tarifa, pasi kjo kompetencë i përket Kongresit. Trump kishte argumentuar se deficiti tregtar përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare, por ky interpretim nuk u pranua nga gjykata.

Pasojat ekonomike dhe politike

Ekspertët paralajmërojnë se vendimi rrezikon të krijojë pasiguri në tregjet ndërkombëtare. Ekonomistja Linda Yueh nga Universiteti i Oksfordit tha për BBC se bizneset mund të shtyjnë marrëveshjet tregtare me SHBA-të derisa Gjykata e Lartë të japë vendimin përfundimtar. Kjo, sipas saj, mund të “ngadalësojë aktivitetin ekonomik”.

Nga ana tjetër, nëse Gjykata e Lartë përmbys vendimin, do të krijohej një precedent i rrezikshëm që do t’i jepte presidentit kompetenca më të gjera në përdorimin e IEEPA. Por gjykata më e lartë ka treguar shpesh se është kritike ndaj tejkalimit të kompetencave presidenciale, edhe kur përbëhet nga një shumicë konservatore.

Çfarë ndodh më tej?

Vendimi aktual lë në fuqi tarifat deri më 14 tetor, duke i dhënë administratës amerikane kohë që të apelojë në Gjykatën e Lartë. Pas asaj date, ato nuk do të jenë më të zbatueshme nëse nuk ka një vendim tjetër.

Në rast se Gjykata e Lartë i shpall tarifat përfundimisht të paligjshme, do të hapet një debat i madh mbi miliarda dollarë të mbledhur nga këto taksa – nëse duhet të kthehen apo jo. Gjithashtu, marrëveshjet tregtare që SHBA ka nënshkruar me Britaninë, Japoninë apo Korenë e Jugut mund të vihen në pikëpyetje, ndërsa negociatat e reja do të futen në kaos.

Megjithatë, tarifat e vendosura mbi çelikun, aluminin dhe bakrin, të cilat u miratuan përmes një tjetër baze ligjore, mbeten në fuqi dhe nuk preken nga ky vendim.

Konteksti politik

Ky proces gjyqësor është një test i rëndësishëm për autoritetin politik të Donald Trump dhe reputacionin e tij si negociator. Një humbje në Gjykatën e Lartë do të ishte një goditje e rëndë për politikën e tij të jashtme dhe ekonomike, ndërsa një fitore do t’i jepte atij fuqi shtesë për të përdorur ligjin e emergjencës më gjerësisht në të ardhmen.

Next Post
Stuhia këput kabllot elektrike, zjarr në zonën përreth Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Stuhia këput kabllot elektrike, zjarr në zonën përreth Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In