• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjurmimi i bizneseve për sigurimet, Rama: Fusim shumë shpejt AI në bashkëpunim me Microsoft

by A R
18/11/2024 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën ku do të diskutohet projektbuxheti i vitit 2025, në fjalën e kryeministrit Edi Rama peshën kryesore e ka marrë bonusi për pensionistët. Kreu i qeverisë u shpreh se gjatë qeverisjes socialiste kontribuuesit në fondin e sigurimeve shoqërore janë 3-fishuar. Tashmë ai theksoi se qeveria është përqendruar për të rritur të ardhurat kontributive në sektorin privat. Sipas tij, për të gjurmuar çdo rast të bizneseve po testohet një model i ri i inteligjencës artificiale që do të vendoset në punë bashkë me Microsoft.

“Ne e rivendosëm sistemin e pensioneve mbi bazën demokratike të kontributeve. Themele të reja. Rritëm me 300 mijë persona numrin e punonjësve kontribuues në fondin e sigurimeve shoqërore i cili është zgjeruar 3-fish sot. Janë të shkruara në buxhet…

Sot kemi ende rezerva domethënëse si rezultat i rritjes domethënëse të pagave edhe në sektorin privat, ku jemi përqendruar tani për të rritur të ardhurat kontributive falë edhe modernizmit të mëtejshëm të sistemit të gjurmimit dixhital të aktiviteteve të biznesit dhe një modeli të ri të inteligjencës artificiale (AI) që po testohet dhe do të futet shumë shpejt 24 orë në punë së bashku me Microsoft. Prandaj jam shumë optimist që rritja domethënëse e pensioneve do të jenë në mandatin tonë të katërt pasqyra më kuptimplotë e boshtit të ekonomisë së Shqipërisë në këto vitet të qeverisjes sonë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë e pati një përgjigje edhe për opozitarët. Sipas tij, ata flasin “përralla” dhe ose e kanë “fytyrën të zezë nga bloza e diskretitimit publik”, ose “të bardhë ngaqë nuk kanë shkelur një ditë akoma në kantierin e shtetndërtimit”. Këta individë, kreu i qeverisë i konsideron si “prurës fatkeqësie për rikthimin e këtij vendi mbrapa, në rrugën e piramidave dhe të agonisë pa shtet”.

“Çdokush që rreket ti tundojë sot pensionistët me përrallat e Sudes dhe Rrapushit për t’i ngjitur pensionet në majën e dëshiruar mes hpejtësinë e qilimit fluturues, pavarësisht nëse e ka fytyrën plotësisht të zezë nga bloza e diskretitimit publik, apo e ka të bardhë ngaqë nuk ka shkelur një ditë akoma në kantierin e shtetndërtimit, është vetëm një prurës fatkeqësie për rikthimin e këtij vendi mbrapa, në rrugën e piramidave dhe të agonisë pa shtet. Deri këtu ne kemi bërë për pensionistët jo gjithçka kemi dashur, por gjithçka kemi mundur. Tani që ekonomia në rritje po krijon mundësi në rritje do të bëjmë më tej për ta, çka askush jo vetëm nuk e bën dot, por ja ku e keni, as nuk e ka haberin se si bëhet”, u shpreh Rama.

/a.r

Next Post
“Jeni mufo, çufo dhe gomarica”, Rama sulmon PD me fjalët e Konicës! Acarohet opozita, përplasin duart mbi tavolinë

Buxheti 2025, Rama: Ne flasim me fakte, Sudet me rrudha dhe Xhaferrët e etur për pushtet tregojnë përralla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In