Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq vazhdon me provokime nga Beogradi kundër Kosovës, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se Serbia do të vazhdojë të përkrahë kombinatin metalurgjik Trepça dhe ka shtuar se Trepça do të mundet që edhe në kushte të bllokadës së plotë të vazhdojë një kohë me prodhimin.Gjuriq, sipas Radiokim, tha se Trepça po funksionon, po prodhon e po eksporton dhe pret që kështu të ndodhë edhe gjatë muajve të ardhshëm.
“Për ne është shumë me rëndësi që asnjë punëtor i Trepçës të mos mbetet pa punë”, ka thënë Gjuriq i cili ka shtuar se aktualisht Trepça është në gjendje t’i përmbushë të gjitha detyrimet. (b.an)