Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka thënë se mbrëmë u zhvillua një përpjekje e ashpër dhe e paligjshme për arrestimin dhe dëbimin e tij nga Kosova.
Sipas mediave serbe, Policia e Kosovës mbrëmë e ka ndaluar për gjysmë ore veturën në të cilën ndodhej Gjuriç dhe kishte kërkuar nga ai që të largohej nga Kosova.
Shefi i zyrës serbe ka thënë se shkoi në Graçanicë për të qenë me popullin e tij dhe në sajë të grumbullimit spontan dhe të përbashkët të popullit serb, dështoi siç e quajti ai “përpjekja e turpshme e Policisë së Kosovës”, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova. (b.an)