Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se asnjë marrëveshje e arritur në Bruksel nuk është zbatuar nga Kosova.
Sipas Gjuriqit, Serbia është duke i zbatuar më përpikmëri të gjitha marrëveshje, bile bile sipas tij Serbia është duke i zbatuar edhe disa marrëveshje që nuk janë të njohura për publikun, shkruan lajmi.net.
Por, për cilat marrëveshje e kishte fjalën Gjuriq ende nuk dihet, pasi ai nuk i ka cekur, por as Qeveria e Kosovës nuk ka bërë të ditur se ka ndonjë marrëveshje të fshehtë me Serbinë. (b.an)