• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjuriç kërcënon serbët e Kosovës: 10 vite burg nëse i bashkoheni ushtrisë

by Java News
24/04/2018 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjurç u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se “në bazë të Ligjit penal të Serbisë pjesëmarrja në formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në dhjetë vjet burg”. Ai theksoi se formimi i Ushtrisë së Kosovës është ilegal dhe bie ndesh me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen së Kumanovës dhe është kundër qëllimeve të shtetit serb, e kjo, sipas tij, është stabiliteti afatgjatë. Gjuriç tha se Lista Serbe, e cila kundërshton formimin e Ushtrisë në Kosovë e ka mbështetjen e presidentit Aleksandar Vuçiç dhe Qeverisë serbe. Duke folur për platformën, të cilën e ka propozuar Qeveria e Kosovës, me të cilën është paraparë që bisedimet në Bruksel të finalizohen njohjen e Kosovës, Gjuriq thotë se qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare më së miri do të shihet në qoftë se Parlamenti i Kosovës e miraton këtë platformë.

“Prishtina nuk ka bën asgjë pa pëlqimin e bashkësisë ndërkombëtare. Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron që të miratohet platforma ata do t’u thonë miqve dhe partnerëve të tyre të mos e miratojnë në Parlament”, tha Gjuriq për “TV Prva”, përcjell Telegrafi. Sipas tij, Prishtina nuk sheh të ardhme në rregullimin e marrëdhënieve në mënyrë demokratike paqësore dhe diplomatike, ketë e kanë treguar në të kaluarën, por ka munguar reagimi bashkësisë ndërkombëtare. “Reagimi i bashkësisë ndërkombëtare nuk është i kënaqshëm, nuk inkurajon suksesin në vazhdimin e dialogut” shpjegoi Gjuriç. Ai përkujtoi se “vetë kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka politikë të saj të jashtme dhe se ajo është politika e Shteteve të Bashkuara”. Gjuriç tha se “është mirë që ushtria serbe ka hyrë në rrugën e modernizimit dhe forcimit, sepse për Serbinë paqja është më e rëndësishmja”.

Sipas tij, Misioni i EULEX-it në Kosovë është i pasuksesshëm në Kosovë, sepse nuk ka krijuar kushte për sundimin e ligjit. “Një EULEX të tillë e sollën nga ata që thonë se Kosova duhet të lejohet pa asnjë kusht të anëtarësohet në OKB”, tha Gjuriq. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka nxjerr në diskutim publik Draft Strategjinë e Sigurisë Kombëtare dhe Draft Strategjinë e Mbrojtjes, ku thuhet se Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, do të japë mbështetje të plotë për pjesëmarrjen e serbëve në ‘institucionet e përkohshme në Prishtinë’, do të kundërshtojë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

a.ç

 

 

Next Post
Rrëfimi i Izet Haxhisë: Kur shoqëruesi i Berishës përplasi për vdekje dy persona

Haxhia flet nga ambjentet e policisë turke: Nuk rezultoj në kërkim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

April 12, 2026
Analiza e REL/ Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real

Analiza e REL/ Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real

April 12, 2026
Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In