Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka thënë se projekti i ndërtimit të 300 shtëpive për kthimin e mbi 1000 serbëve në Zveçan, nëpërmjet projektit “Lugina e Diellit”.
Gjuriç ka thënë se për 16 vjet nuk është bërë asgjë për kthimin e serbëve në Kosovë dhe kjo çështje “është fshehur nën tepih”, ndërsa tash me projektin e “Luginës së Diellit” kjo që do të mundësohet, transmeton Koha.net.
“Jo më fjalë, nuk ka më lojëra të ndryshme për të mbajtur njerëzit në qendër të Serbisë, e të mos kthehen më kurrë në Kosovë. Jo më të bëhet sikur po kthehen, që kemi parë deri tash, ku ndërtohen disa objekte dhe nuk u mundësohet njerëzve të punësohen, nuk kanë qasje në shkollë dhe as siguri themelore”, ka thënë Gjuriç për Tanjug. (b.an)