Të ashtuquajturit shef i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç iu ndalua të futet në territorin e Kosovës, që sipas tij do ta bënte një vizitë në Patriarkanën e Pejës. Mirëpo, ai nuk u ndal me deklarata.
Gjuriç po sot ka hedhur poshte Edita Tahirin, që mbrëmë ka thënë se Kosova javën e ardhshme do të bëhet me kod telefonik ndërkombëtar, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se Kosova do të merr vetëm për përdorim kodin telefonik në kuadër të zonës territorial të Serbisë, madje kjo nëse duan dhe vendosin vetë serbët.
Gjuriq thotë se Edita Tahiri do të fitojë vetëm dhimbje koke për të shpjeguar edhe një premtim të rremë, e këtë kod ai e lidh direkt me kthimin e Telekomit të Serbisë në Kosovë. (b.an)