Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Marko Gjuriç gjatë Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Beograd ka folur për Kosovën si atraksion turistik. Ai ka thënë se “udhëtimi në Kosovë nuk është vetëm turistik, por edhe shpirtëror për këdo që ka histori personale në Kosovë”, teksa më tej thotë se ndërveprimi dhe komunikimi me popullin serb në Kosovë, që 16 vite është në kushte pothuajse të pamundura, transmeton Koha.net.