Një studim i ri ka treguar se fjetja pasdite në kohëzgjatje prej më shumë se 40 minuta rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme.
Studimi që ka përfshirë 300.000 të anketuar ka treguar ndikimin e dremitjes pasdite me zhvillimin e sindromës së metabolizimit, duke përfshirë obezitetin, tensionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin e lartë.
Studimin në konferencën vjetore e prezantoi American College of Cardiology (ACC).
Sipas tij, trupi i njeriut në gjumin gjatë ditës në kohëzgjatje prej 40 minutave “paramendon” se është në gjendje të ëndrrës së thellë që rrënjësisht ndikon në metabolizëm.
BW