• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjukanoviç nën hetim për pasurinë?! Autoritetet në Malin e Zi: Ish-presidenti s’ka deklaruar 7 orët luksoze me vlerë rreth 200 mijë euro!

by Os De
25/11/2025 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit konstatoi më 25 nëntor se ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, nuk ka deklaruar një pjesë të pasurisë së tij të luajtshme – koleksionin e orëve të dorës që zotëron, me vlerë rreth 200.000 eurosh. 

Siç thuhet në raport, Agjencia ka analizuar fotografi të publikuara nga disa media malazeze, të bëra gjatë paraqitjeve të ndryshme publike të Gjukanoviçit ndër vite, teksa ai ushtronte funksionin e presidentit ose kryeministrit të Malit të Zi. 

Fotografitë përfshinin edhe orë dore nga shtatë marka, secila nga to, sipas ekspertëve të provave digjitale, vlerësohet se kushtojë mes 8.000 dhe 59.000 euro. 

Ekspertët e provave digjitale dhe të fushës ekonomiko-financiare analizuan fotografi në të cilat Gjukanoviç mban në dorë orët “Franck Muller”, “Cartier Pasha”, “Brequet Tourbilion”, “Roger Dubuis Excalibur”, “Rolex”, “Patek Philippe” dhe “Cartier Moonphase”. 

“Agjencia, në procedurën e provave, ka konstatuar se fotografitë ku paraqitet ish-funksionari publik Millo Gjukanoviç me këto orë në dorë janë autentike dhe se ato nuk janë deklaruar në asnjërin nga raportet e cekura mbi të ardhurat dhe pasurinë si pronë sa i përket pasurisë së luajtshme”, thuhet në arsyetim. 

Në përgjigjen e vitit 2021, Gjukanoviç ka deklaruar se pretendimet për “orë me vlerë marramendëse janë sensacionalizëm dashakeq”. 

Ai ka theksuar gjithashtu se një pjesë të orëve nuk i ka pasur kurrë në pronësi, ndërsa orën “Brequet Tourbilion” e zotëron “që nga vitet ’90 si dhuratë nga një person i afërt, para se të merrja funksion publik”. 

Agjencia në vendimin e saj ka deklaruar se nuk e pranoi arsyetimin e Gjukanoviçit. 

“Agjencia nuk ka pranuar pretendimin e pakonfirmuar se njëra nga orët është dhuratë nga një periudhë e mëhershme, pasi kjo nuk është mbështetur me asnjë provë, dhe sipas ekspertëve të provave digjitale, një model i tillë i orës nuk ekziston”. 

Millo Gjukanoviç ka ushtruar funksionet më të larta shtetërore në Mal të Zi që nga fillimi i viteve ’90. 

Partia e tij, Partia Demokratike e Socialistëve, ka udhëhequr të gjitha qeveritë deri në vitin 2020, kur humbi pushtetin ndaj një koalicioni të përbërë nga Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja Ura. 

Gjukanoviq e përfundoi mandatin e tij presidencial në vitin 2023, kur u mund nga presidenti aktual, Jakov Millatoviç. 

Radio Evropa e Lirë i ka dërguar kërkesë Zyrës së ish-presidentit duke kërkuar koment mbi vendimin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, por nuk ka marrë përgjigje. Gjukanoviç mund të nisë procedurë administrative kundër vendimit të Agjencisë brenda 20 ditësh. 

 

Next Post
Vrasja e Fatbardh Licit/ SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Safet Bajrin dhe bashkëpunëtorët

Vrasja e Fatbardh Licit/ SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Safet Bajrin dhe bashkëpunëtorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhi i L’Espresso/ Rama një nga 7 liderët më të besuar të italianëve, “lë pas” edhe Donald Trump

Sondazhi i L’Espresso/ Rama një nga 7 liderët më të besuar të italianëve, “lë pas” edhe Donald Trump

March 6, 2026
“Përse më sheh?”/ Plagosje me armë për 10 mijë lekë të vjetra, zbardhen dëshmitë, autori: Nuk reagova fillimisht se isha agjërueshëm

“Përse më sheh?”/ Plagosje me armë për 10 mijë lekë të vjetra, zbardhen dëshmitë, autori: Nuk reagova fillimisht se isha agjërueshëm

March 6, 2026
Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor, Luan Maçi hoqi mjekrën që “t’i shpëtonte” policisë: E kisha planifikuar më herët! Kam shumë borxhe

Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor, Luan Maçi hoqi mjekrën që “t’i shpëtonte” policisë: E kisha planifikuar më herët! Kam shumë borxhe

March 6, 2026
Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

March 6, 2026
Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

March 6, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

March 6, 2026
Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

March 6, 2026
ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

March 6, 2026
Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In