• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjuha shqipe: Perëndi pa piedestal

by Java News
23/11/2025 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kristaq Xharo

Kushtuar mijëvjeçarëve të gjuhës, si ADN e mbijetesës së kombit

Retorika  e ditës po mbyt kujtesën dhe historinë, mediat rendin pas lajmit, kështu ndodhi edhe sot me ‘ditën e gjuhës’… deri kur…

Kohë më parë një i huaj më pyeti: ‘… jeni një komb i vogël, paqësor, pa pushtime, nga më të hershmit në histori…si arritët të mbijetoni kur plot të tjerë janë zhdukur…’ Në të vërtetë, ka kombe që i ruajtën mbretëritë, ushtritë, perandoritë e tyre apo edhe fati. Ka popuj të tjerë, që u shpëtuan nga feja apo aleancat gjeopolitike. Por shqiptarët, një komb i vogël dhe i vjetër sa vetë historia, nuk kishin asnjë prej tyre.

Shqipja nuk pati asnjëherë një përmendore monumentale, nuk pati një tempull klasik e as një panteon. Ajo mbeti si një perëndi e përulur, e padukshme dhe e pandalshme — një hyjni pa kurorë, që i mbajti shqiptarët të bashkuar rreth saj edhe kur historia të tjerët po i zhdukte. Jeronim De Rada shkruante: “Gjuha është shpirti i një kombi; kur shuhet një gjuhë, shuhet një popull.”

Duke parë me sy historinë , është e pamundur të mos habitesh se si një popull i vogël mbijetoi mes përplasjeve të mëdha. Shqiptarët u rrethuan dhe u pushtuan nga perandori, u trazuan nga luftëra, u ndanë nga fe të ndryshme, por një gjë nuk nuk i ndau kurrë: gjuhën. Që nga mbishkrimet e hershme, para erës sonë deri te studimet moderne, gjuha shqipe shfaqet si dëshmia më e sigurt e vazhdimësisë sonë. Nuk është rastësi që, edhe pa shtet, shqiptarët kishin atë që shumë popuj e humbën: zërin e tyre.

Pushtuesit e mëdhenj – romakët, bizantinët, osmanët – na fituan beteja por jo luftën për ta zhdukur kombin. Aty ku gjuha latine zhduku gjuhë të tjera të popujve, aty ku shqipja u mallkaua nga gjuhë të tjera sundimtarësh apo fqinjësh, shqipja qëndroi si nën rrënjë e pathyeshme. Në çdo epokë të errët, të vegjlit: malësorë apo fusharakë, priftërinj, poetë dhe mësues, e ruajtën me fanatizëm. Shqipja ishte vatra ku kombi ngrohej, qoftë edhe kur çdo dritë tjetër fikej. Fan Noli do ta shprehte qartë këtë mrekulli të heshtur: “Gjuha është atdheu i shpirtit.”

Kur s’kishim ushtri, kishim fjalën. Kur s’kishim shtet, kishim këngët. Kur s’kishim shkolla, kishim kujtesën. Një popull që ruan gjuhën e vet, ruan vetveten. Prandaj, edhe kur shqiptarët nuk patën struktura politike, patën një organizëm të padukshëm që i mbajti gjallë: identitetin gjuhësor. E mjaftoi kjo për të kaluar shekuj të tërë pa u asimiluar, mbijetesën dhe identitetin kombëtar.

Në shekuj, populli fliste shqip  dhe trashëgonte eposet e veta kur fqinjët ndërronin gjuhë e kulturë. Meshari i Gjon Buzukut vjen si një mrekulli e mbijetesës së gjuhës së shkruar: një libër i thjeshtë, ndoshta i vështirë, por i paarritshëm në vlerë. Ishte prova që gjuha e një populli pa shtet mund të jetonte edhe në letër edhe kur koha kërkonte të fshihej nën rrogoz…

Rilindasit tanë ishin të parët që e kuptuan se kombi nuk ndodhej vetëm në territor, por në gjuhë. Pashko Vasa e tha qartë: “Mos shikoni kisha e xhamia – feja e shqiptarit është shqiptaria.” Në thelb, kjo nënkuptonte gjuhën; atë që i bashkonte të gjithë. Ndërsa Sami Frashëri shkroi në 1899: “Një komb pa gjuhë është si një njeri pa shpirt.” Ata e kuptuan se ruajtja e gjuhës ishte forma më e lartë e rezistencës politike.

Dhe pastaj erdhi viti 1908-s: Kongresi i Manastirit. Në një kohë kur shqiptarët ende nuk kishin pavarësi, ata vendosën themelet e saj shpirtërore: alfabetin. Ishte një kryengritje pa armë, një akt uniteti kombëtar më i fuqishëm se shumë beteja. Delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, nga veriu në jug, nga diaspora në atdhe, ia dhanë gjuhës veshjen e saj më të qëndrueshme: 36 shkronjat e alfabetit të sotëm. Me këtë akt, shqiptarët jo vetëm që u pajtuan në shkrim, por u bashkuan në mendim. Gjuha u bë shteti i parë i shqiptarëve, para se ai të vinte në 1912.

Gjuha shqipe i mbijetoi persekutimeve osmane, dyndjeve sllave, asimilimeve greke, trysnive të shekullit XX. Me bindje ajo do ti mbijetojë edhe dyndjeve moderne. Atë që nuk e zhbënë disa mijëra vjet nuk do e arrijnë edhe edhe me shtrëmbërimet e kohës. Gjuha jonë ka një durim hyjnor. Ajo nuk qorton, nuk hakmerret, nuk zemërohet. Shqipja është një perëndi që e ka mësuar popullin e saj me dashuri, jo me frikë. Ajo qëndron në fjalët e Naimit, në ritmin e vargjeve të Migjenit, në elegancën e Kadaresë, në tingujt e këngëve të vjetra, në uratat e gjysheve. Ajo nuk na braktis kurrë.

Nëse duam të kuptojmë vërtet pse Shqipëria mbijetoi si komb, mjafton të shohim aty ku nuk shohim zakonisht: te gjuha. Ajo mban të gjitha plagët, lavditë dhe kujtimet tona. Ajo është institucioni më i vjetër i kombit shqiptar, arma jonë më e fortë, thesari më i shtrenjtë. Është e vetmja perëndi që nuk pati tempull, sepse kishte për tempull popullin e vet.

Dhe pikërisht për këtë, gjuha shqipe është një perëndi pa piedestal. Ajo nuk kërkoi lavdi, por na dha lavdi. Nuk kërkoi kurorë, por na kurorëzoi si komb. Nuk kërkoi sakrifica, por u sakrifikuan për të. Prandaj sot, në nderim të saj, duhet të kuptojmë se ruajtja e gjuhës është detyra më e lartë që kemi si popull. Gjuha është identiteti ynë, mburoja jonë dhe shpirti ynë. Gjuha është ajo që na mbajti gjallë dje, që na mbron sot dhe që do të na çojë në të ardhmen.

Nëse kemi një perëndi që e meriton edhe devotshmërinë tonë, por edhe një peidistal më të lartë se rrokaqejtë modernë, ajo është gjuha shqipe – perëndia jonë e përulur, e vjetër dhe e pavdekshme, që ka mbijetuare dhe pa atë, por në zemrën e një kombi të tërë.

Gjuha shqipe ka qenë jo vetëm ADN e mbijetesës së shqiptarëve, por edhe instrumenti më i qëndrueshëm i fuqisë sonë kombëtare. Ajo na mbrojti kur s’kishim shtet, na bashkoi kur ishim të ndarë dhe na ruajti identitetin kur historia kërkonte të na zhdukte.

Shqiptari që mbron gjuhën e vet, mbron vetveten dhe vazhdimësinë e tij… Por ndërtojeni edhe një peidestal, më të lartë, më gjigand më të bukur ..për ta hyjnizuar atë.

Next Post
Moti i keq, evakuohen 5 familje/ Rrugë të bllokuara në disa qarqe. Pa energji fshatrat në Dibër, Kukës dhe Korçë

Situata nga moti i keq/ Dëmtim i infrastrukturës dhe rrëshqitje dherash ja si paraqitet gjendja në qarqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In