• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjuha shqipe përdoret në RMV, por jo zyrtare”/ Taravari: Në Kushtetuese, diskutohet për 3 nene që nuk janë implementuar

by A M
25/11/2024 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arber Taravari thotë se gjuha shqipe përdoret në Maqedoninë e Veriut, por nuk është zyrtare.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Taravari u shpreh se në Gjykatën Kushtetuese nuk do të diskutohet përdorimi i gjuhës shqipe, por për 3 nene që nuk janë implementuar ende, në ligjin që është bërë në vitin 2017.

Taravari shtoi se BDI-se nuk i intereson aspak çështja kombëtare.

“Para 1991, para pavarësimit të Maqedonisë, gjuhë zyrtare në Republikën Socialiste të Maqedonisë ishin gjuha maqedonase, gjuha turke dhe gjuha shqipe. Tashmë, gjuhë zyrtare në kushtetutë, në Maqedoni, gjuhë zyrtare janë gjuha maqedonase dhe gjuha që flasin mbi 20 për qind e popullatës. Gjuha shqipe përdoret në Maqedoni, por jo zyrtare. Kryeministri Kurti shumë bukur e tha. Në Kosovë jetojnë 4 përqind serbë, dhe ku të shkoni, në çdo institucion, qëndron gjuha shqipe dhe gjuha serbe. Kurse në Maqedoni ku jetojnë përafërsisht 30 për qind shqiptarë, fatkeqësisht, jo në çdo institucion. Këtu, konteksti gjuhësor. Nuk diskutohet në Gjykatën Kushtetuese a do të përdoret gjuha shqipe. Vetëm për 3 nene, për 3 dispozita të cilat nuk janë implementuar ende me ligjin e 2017. Zoti Ahmeti e ka sjellë atë ligj, e kemi përkrahur. Pas 7 vjetësh, ligji nuk është implementuar.

Cilat janë 3 dispozitat? Në kartëmonedhat nuk qëndron shqip, edhe sot e kësaj dite. Në uniformat e policëve dhe ushtarëve. Dhe në procedurat gjyqësore ku të gjitha palët janë shqiptarë. Pse zoti Ahmeti duke pasur gjithë atë pushtet, nuk arriti të implementojë këto 3 dispozita të ligjit. BDI-së nuk i intereson aspak çështja kombëtare. Kanë hallin e përgjegjësisë për të cilën duhet të japin llogari”, theksoi ai.

Next Post
U tha se autori i vrasjes së Martin Canit ishte i vetëm, në procesverbalin e Policisë del edhe emri i një personi tjetër

U tha se autori i vrasjes së Martin Canit ishte i vetëm, në procesverbalin e Policisë del edhe emri i një personi tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In