• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjuha shqipe në sistemin arsimor grek”/ Xhaçka: E diskutuam me Dendias, fëmijët duhet të njohin kulturën shqiptare

by Java News
26/05/2022 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë publike detaje të reja për takimin e saj në Tiranë me homologun grek Nikos Dendias.

Një nga temat kryesore që është diskutuar gjatë, sipas ministres Xhaçka, ka qenë edhe e drejta e fëmijëve shqiptarë në Greqi për të mësuar gjuhën e nënës dhe për tu njohur me kulturën shqiptare në sistemin arsimor grek.

Duke u ndalur tek dokumentet e rregullta për shqiptarët në Greqi, ministrja u shprehe se kjo varet nga rregullorja që ka secili shtet përkatës.

“Në çdo vend ka rregullat e veta për pajisjen me dokumente. Ne kemi diskutuar për të drejtat e komunitetit shqiptar në Greqi janë integrua shumë mirë. Edhe vetë grekët flasin për mundësi më shumë dhe përkujdes më shumë. Për të folur lehtësira por edhe për diskutuar për të drejtat e fëmijëve për të mësuar gjuhen shqipe dhe kulturën shqiptare në sistemin arsimor atje. Në kuadër të zgjidhjeve dhe bashkëpunimit të mirë që ne kemi sot me Greqinë. Për të kaluar problematikat e të kaluarës.” tha Xhaçka.

Kujtojmë se në muajin prill, për herë të parë në Kuvendin e Greqisë është folur për pakica kombëtare vllahe, shqiptare dhe sllavomaqedonase. Kjo ka ndodhur gjatë një debati në Kuvendin grek më 8 prill 2022. Ishte deputetja e “Mera 25” në Parlamentin grek, Sofia Sakorafa, e cila përmendi shqiptarët si pakicë në Greqi. Deklarata e saj ka shkaktuar zemërim të madh brenda Greqisë, ku shumë politikanë i kanë dalë kundër. Deputetja konkretisht gjatë fjalës së saj në Kuvend duke folur për një minoritet “vlleh”, “shqiptar” dhe “sllavo-maqedonas” në Greqi, ka kërkuar që gjuhët e tyre të mësohen në shkollat ​​e vendit.

Ministrja  Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat foli për çështjen e detit me Greqinë. Gjatë fjalës së saj Xhaçka tha se kjo është një çështje e cila nuk ka lidhje vetëm me presidentin e Republikës, por me përgatitjen e të dyja vendeve për të gjetur kompromis.

“Nuk është çështje që ka lidhje vetëm me presidentin, por me përgatitjen e të dyja  vendeve për të gjetur kompromisin që më pas të shkojë në gjykatë. Në atë fazë jemi dhe kur të vijë momenti që të jemi gati do të ulemi për t’u dakordësuar sipas të gjitha kompromiseve që kërkon gjykata ku do ta çojmë çështjen”, tha Xhaçka.

Nikos Dendias zhvilloi pak ditë më parë në Tiranë bisedime me Olta Xhaçkën, ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe me kryeministrin Edi Rama.

Sipas një deklarate për mediat nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme temat kryesore të bisedimeve me homologen shqiptare ishin marrëdhëniet dypalëshe, heqja e ligjit të luftës dhe çështja çame.

Ministri i jashtëm grek Dendias iu përgjigj me kërcënime vullnetit të ministres Xhaçka për të “filluar diskutime për çështje të sado të vështira të trashëguara nga historia dhe nga periudha tragjike e Luftës së Dytë Botërore si abrogimi i ligjit të luftës apo çështjet e të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të njeriut të komunitetit çam.”

Për Dendias “çështja çame nuk ekziston”

“Nuk duhet të krijohen çështje që nuk ekzistojnë, sepse kjo do të çonte në pasoja me nivele të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin e Shqipërisë në Evropë,” iu kundërpërgjigj ai ministres Xhaçka./m.j

Next Post
Turizmi i afrohet niveleve të para pandemisë së COVID/ Bien shtetasit nga Kosova, rriten italianët e anglezët

Turizmi i afrohet niveleve të para pandemisë së COVID/ Bien shtetasit nga Kosova, rriten italianët e anglezët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In