• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjuha shqipe, e dyta më e folur në Zvicër, Vranovci: Shqiptarët mbizotërojnë shtetin zviceran

by A R
25/03/2024 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjuha shqipe është renditur e dyta në Zvicër që flitet më shumë pas anglishtes, një lajm i mirë për shqiptarët të cilët punojnë dhe jetojnë në atë vend.

Mësuesja Arbërie Vranovci e cila punon në shkollën shqipe në Zvicër tha se “shqiptarët mbizotërojnë Zvicrën” dhe se vetë zviceranët respektojnë gjuhën dhe prejardhjen e komuniteteve të tjera.

Sipas statistikave 3.4 % e qytetarëve në Zvicër flasin shqip, shifër për të cilën mësuesja Vranovci u shpreh krenare, ndërsa shtoi se lumturohet kur fëmijë zviceranë dinë shqip dhe komunikon me ta në gjuhën e saj amtare.

Vendet ku flitet më shumë shqip janë Zyrihu dhe Gjeneva, tha Vranovci në “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, teksa shtoi se shqiptarët janë integruar në të gjitha fushat dhe institucionet në Zvicër.

“Ne jemi shumë krenar që gjuha shqipe është renditur e dyta pas gjuhës anglezë. Gjuha shqipe zë një vend shumë të rëndësishme në çdo vend të Zvicrës dhe jemi shumë krenar dhe duhet të bëjmë edhe më shumë që në ditë të renditet e para. Në Zvicër fliten 4 gjuhë zyrtare dhe ky është një lajm i mirë për shqiptarët kudo që jetojnë dhe punojnë. Zyrihu dhe Gjeneva janë vendet ku flitet më shumë shqip. Këtu në Zvicër nëse nuk di shqip është një problem i madh pasi kudo kemi shqiptarë që punojnë dhe shqiptarët mbizotërojnë shtetin zviceran, pasi është shtet demokratik dhe kemi fatin që jetojmë këtu.

Unë jam mësim në shkollën shqipe dhe rëndësia e shkollave ka një veçanti të jashtëzakonshme ku mundohemi që fëmijët që kanë lindur dhe rritur këtu në Zvicër të mësojnë dhe flasin gjuhën shqipe. Janë 300 mijë rezident shqiptarë ne Zvicër dhe mund të arrijmë në 500 mijë nëse përfshijnë edhe personat pa dokumentacion. Në kombëtaren zvicerane kanë luajtur 6 shqiptarë, kemi deputetin shqiptar në parlament dhe kryesisht shqiptarët janë të fokusuar në të gjithë sektorët. Edhe Zvicra është shumë e integruar me shqiptarët ku gjeneratat e dyta dhe të treta janë të integruar shumë mirë,” tha Vranovci.

Për Vranovcin, Zvicra është një shtet me demokraci shembullore dhe zviceranët një popull solidarë duke krijuar një bashkëjetesë të mirë mes komuniteteve të ndryshme në “këtë shtet të vogël me shumë ngjyra”.

“Përbëjmë një familje shqiptarë-zviceran të mirë dhe kemi fatin që zviceranët janë një popull solidarë ku banojnë dhe jetojnë komunitete të ndryshme, ku kryesisht shqiptarët ,mbizotërojnë në këtë shtet të vogël me shumë ngjyra.  Marrëdhëniet me zviceranët e kemi shumë të mirë pasi shqiptarët janë të integruar në arsim, mjekësi, futboll dhe kemi edhe zviceranë që flasin gjuhë shqipe me disa fjalë.

Zvicra është një vend me demokraci shembullore ku respekton gjuhën, prejardhjen dhe rrënjët e banorëve të huaj që kanë zgjedhur të banojnë ë tokën zvicerane. Unë kam fatin që jetoj dhe veprojë këtu në Zvicër dhe me shumicën e fëmijëve të huaj që punoj shumica i dinë fjalët bazë të gjuhës shqipe dhe jam e lumtur që fëmijët e zviceranëve mbarin vlerat e gjuhës shqipe dhe kanë një respekt kur më thonë që fëmija im flet shqip,” tha Vranovci.

Në fund mësuesja Arbërie Vranovci tha se shqiptarët në Zvicër e kanë “obligim moral e shpirtëror të ruajmë vlerat e kombit dhe gjuhës tonë shqipe”.

Në bazë të një studimi të kryer nga Zyra Federale e Statistikave, për herë të parë në Zvicër, më shumë njerëz flasin gjuhën shqipe se atë portugeze. Për shumë vite, portugalishtja ka qenë gjuha e huaj e dytë më e folur në Zvicër pas anglishtes. Tani kjo ka ndryshuar. Sipas të dhënave të reja të Zyrës Federale të Statistikave, në vitin 2022 kishte rreth 292 mijë folës të shqipes në Zvicër ose 3.4% e qytetarëve.

/a.r

Next Post
Dinari qarkullon në Kosovë, serbët në Veri shkelin ligjet, shteti humb miliona euro

Vazhdojnë bisedimet për dinarin, Bislimi e Petkoviç takohen në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrenozi lë protestën për Big Brother/ Militanti simbol i PD: Tani pres Ramën për kafe

Vrenozi lë protestën për Big Brother/ Militanti simbol i PD: Tani pres Ramën për kafe

December 21, 2025
Pas takimit me më të votuarit/ Salianji takim me strukturat e PD në Durrës, i bashkohen drejtues dhe figura të degës

Partia e Salianjit

December 21, 2025
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksidente njëri pas tjetrit në Durrës, plagoset 13-vjeçarja

December 21, 2025
Shkatërrohet grupi mafioz në Itali, në pranga 56 persona

Tentoi arratisjen pas një grabitjeje, karabinierët plagosin 20-vjeçarin shqiptar

December 21, 2025
Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice

Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice

December 21, 2025
Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

December 21, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 22 Dhjetor 2025

December 21, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimet me martesat për dokumente përbëjnë krim!

December 21, 2025
“Ndikuan investimet private dhe konsumi i brendshëm”/ BSH: Ekonomia shënoi rritje në fund të 2024

Eksperti: Paraja kesh duhet investuar me kujdes, sipas sektorëve dhe rrezikut

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In