• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Gjuetia’ për ‘Eskobarin e Ballkanit’/ Ja ku u pa për herë të fundit, Klement Balili

by Java News
02/11/2016 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Gjuetia” e Policisë greke për Klement Balilin vazhdon. Shqiptari që akuzohet nga mediat e vendit fqinj si “Eskobari i Ballkanit” ndodhet në arrati, edhe pse tri ditë më parë dha një intervistë përmes avokatit, duke hedhur poshtë akuzat ndaj tij. Burime zyrtare i thanë dje gazetës “Panorama” se pas akuzave të para që iu bënë Balilit në Greqi, në pranverën e këtij viti, nuk rezulton që biznesmeni të ketë dalë nga vendi. Nga ana tjetër, zyrtarisht sqarohet se në Shqipëri nuk ka mbërritur urdhërarresti i posaçëm për 46-vjeçarin Klement Balili, me precedentë të mëparshëm në mbajtje e transportim droge. Interpoli shqiptar duket se ka vetëm një njoftim të shkurtër që: “shtetasi Klement Balili duhet të arrestohet për akuzën e trafikimit të narkotikëve dhe për prangosjen e tij duhet të njoftohet Policia dhe Interpoli grek”.
Pikërisht ky njoftim mësohet se u është dërguar nga autoritetet greke qendrës së Interpolit në Lion të Francës. Më pas kjo qendër ka lajmëruar të gjitha vendet anëtare të Interpolit në lidhje me faktin se Klement Balili është në kërkim për trafik narkotikësh nga Policia greke. Burimet zyrtare kanë thënë se Policia e Prokuroria shqiptare nuk disponojnë ndonjë informacion apo material të palës greke tjetër në lidhje me biznesmenin. Ky i fundit i mohoi akuzat ndaj tij dhe tha për mediat greke se sulmohet politikisht nga ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, për të dëmtuar kreun aktual të qeverisë, Edi Rama.
NDODHET NË “SARANDË-­TIRANË”
Pavarësisht se dosja ndaj biznesmenit Klement Balili është në Policinë greke dhe në Shqipëri nuk ka ardhur ndonjë provë apo material i saj, duket se i kërkuari ka lënë “një gjumë” që pas shpalljes në kërkim. Dhe kjo gjurmë daton në ditët e fundit të muajit gusht 2016, kur mes strukturave të Policisë së Shtetit ka qarkulluar një shkresë-informacion “sekret” në lidhje me kërkimet që ishin bërë dhe vendndodhjen e mundshme të Klement Balilit.Sipas kësaj shkrese, nga informacionet e marra në rrugë operative, dyshohej se Klement Balili është “në aksin Sarandë-Tiranë”. Hetuesit e konsiderojnë këtë përshkrim të bërë në dokumentin e Policisë si mjaft evaziv, të paqartë dhe jo ndihmues në lidhje me lokalizimin e Klement Balilit. Më 10-11 maj 2016, mediat greke bënë me dije se Klement Balili, biznesmen dhe Drejtor i Transportit në Sarandë, ishte në kërkim për trafikimin në bashkëpunim të një sasie të madhe droge në Greqi. Policia greke tha se kishte përgjuar Balilin teksa fliste me grupin e trafikut të drogës duke përdorur pseudonimin “Kelly”. Pak ditë më pas, Balili u shkarkua nga posti që mbante, ndërsa Policia shkoi për ta marrë në pyetje, por nuk e gjeti në banesën e tij. Si rrjedhojë në Shqipëri nuk pati një hetim të mirëfilltë penal për biznesmenin në kërkim. Që nga ai moment, nuk rezulton që në sistemin TIMS biznesmeni të ketë dalë nga Shqipëria, ndërsa në intervistën e fundit për median greke çdo detaj mbi vendndodhjen e biznesmenit u mbajt sekret./panoramama.me
Next Post
Orkestra e çakorduar shqiptaro-greke

Orkestra e çakorduar shqiptaro-greke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

February 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Shkurt 2026

February 24, 2026
Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti

February 24, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026

‘Çështja’ e Belinda Ballukut, socialistët mblidhen të enjten te Pallati i Brigadave

February 24, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In