• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjuetia/ Moratoriumi në fuqi deri në vitin 2021

by A R
07/04/2016 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtyhet me 5 vite ligji i moratoriumit të gjuetisë në vendin tonë. Ditën e djeshme Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”, ku përcaktohet se afati i zbatimit të këtij ligji është 5 vite. Qëllimi i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë, me qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm raporton GSH.

Kjo gjë ishte paralajmëruar edhe nga drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit, të cilët paralajmëruan gjuetarët, edhe pse Shoqata e Gjuetarëve të Shqipërisë ka organizuar disa herë protesta kundër këtij ligji. Moratoriumit 2-vjeçar të gjuetisë i përfundoi afati në datë 15 mars 2016. Edhe pse nga moratoriumi erdhën rezultate pozitive sa i përket shtimit të popullatave të faunës, të cilat për disa specie ishin në minimumin jetik, sipas specialistëve, ishte e domosdoshme shtyrja e afateve.

PROJEKTLIGJI
Gjuetia në vendin tonë do vijojë të jetë e ndaluar edhe për 5 vite të tjera, pra deri në 2021-shin. Sipas ekspertëve, dy vite moratorium të gjuetisë nuk ishin të mjaftueshëm që llojet të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm të arrinin shtimin optimal, ndaj u kërkua shtyrja e afateve të këtij ligji me 5 vite të tjera. Sipas ligjit, ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarisë së gjuetisë do të bëhet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Por, në nenin 4 të tij përcaktohet se, “Përjashtohen nga fusha e zbatimit të nenit 2, të këtij ligji, rastet e: konstatimit të mbipopullimit të një lloji të faunës së egër, veprimtarive kërkimore- shkencore”.

Përjashtimi bëhet vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për gjuetinë. Afati i zbatimit të këtij ligji është pesë vite nga data e hyrjes së tij në fuqi, duke e çuar në 7 vite moratoriumin e gjuetisë në vendin tonë. Sa u përket sanksioneve, në rastet se ka shkelje që nuk përbëjnë vepër penale, kundravajtësit gjobiten me 800 mijë në 1 milionë lekë, kur shkelja kryhet e organizuar nga operatorët e tureve të gjuetisë, shoqatat e gjuetarëve ose federatat e gjuetarëve. Por ama, nëse shkelësi është një individ ose pjesëtar i subjekteve organizuese të sipërpërmendura, dënohet me gjobë në masën 80 – 100 mijë lekë dhe me konfiskim të armës së gjahut.

Next Post

Gjuriç: Deputetët serbë të Kosovës nuk marrin pjesë në betimin e Thaçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Misioni i vështirë i deputetes së LSI për të ushqyer djalin

Pse u tërhoq Klajda Gjosha nga politika? Ja si përgjigjet ish-ministrja

December 27, 2025
VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

December 27, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 27, 2025
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Nqs ‘Nisma’ nuk e kap pragun, Albini mund ta rikapë Kryeministrinë…

December 27, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Mos u përpiq…”

December 27, 2025
“Salianji pa kartë morale”, Ibsen Elezi: PD është kthyer në pronë personale të Berishës

Bëjnë “xing” me orarin/ Ervin Salianji takon sot demokratët e Shkodrës. Berisha pas tij njofton takim me PD në Korçë

December 27, 2025
Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

December 27, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Në dashuri sot mund të ndiheni më të hapur, parashikimi i horoskopit për sot

December 27, 2025
Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

December 27, 2025
Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com