• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Gjuetia’ fatale e denoncuesit të ‘Gërdecit’/ 15 vite nga vdekja e Kosta Trebickës, çfarë ndodhi mesditën e 12 shtatorit në…!

by Java News
13/09/2023 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni shqiptar me nënshtetësi amerikane ndërroi jetë në rrethana misterioze mesditën e 12 shtatorit 2008 në rrugën që lidhte Lekasin me Voskopojën, teksa pas gjithe asaj ngarkese akuzash dhe kunder akuzash per Gerdecin, kishte dale vetem per gjah, ne ate ‘gjueti’ fatale.

Kosta Trebicka ishte larguar nga Tirana një ditë më parë, kishte ndaluar në Elbasan dhe në mbrëmje vonë mbërriti në Voskopojë.

Trebicka u bë i njohur për publikun kur denoncoi në media aferën korruptive mes kompanisë AEY dhe MEICO-s për tregtinë e armëve. Denoncimi i tij mbi këtë aferë u bë në televizionin News 24, disa ditë pas shpërthimit të fabrikës së demontimit “Alba Demil” në Gërdec më 15 mars 2008.

Biznesmeni 50 vjeçar tregoi para kamerave skemën e aferës me armët e ushtrisë shqiptare dhe sasinë e parave që supozohet se kishin përftuar personat e implikuar në këtë aferë.

Biznesmeni Kosta Trebicka

Mirëpo, ky denoncim i kushtoi Kosta Trebickës kërcënime të shumta për jetën. Edhe kur mbërriti në Voskopojë një natë para vdekjes, biznesmeni u akomodua në hotel “Akademia” dhe në regjistrin e klientëve u regjistrua me emrin Artan, dhe jo Kosta Trebicka.

Rreth orës 05:30 të mëngjesit, të datës 12 shtator 2008, Kosta Trebicka është parë nga roja i hotelit, Jorgo Çelniku, duke dalë nga parkingu me mjetin e tij. Më pas, rreth orës 06:30, ai është parë duke gjuajtur në vendin e quajtur “Repetitori”, në fshatin Lekas.

Në mesditë, rreth orës 12:30, ai i ka bërë telefonatën e fundit me shokun e tij Ervin Hasko, të cilit i ka thënë, veç të tjerash, se ishte për gjueti në Voskopojë dhe se kishte vrarë dhjetë thëllëza dhe se kishte akoma thëllëza të tjera dhe i ka thënë se “po kthehem nga gjuetia dhe po shkoj të ha drekë në Voskopojë”.

Makina me te cilen udhetonte Kosta Trebicka diten e aksidentit

Prokuroria e Korçës njoftoi muaj më vonë se duke marrë parasysh të gjitha provat e siguruara, si këqyrja e automjetit, këqyrja e kufomës, aktet e ekspertimit mjekoligjor dhe balistik, aktet e tjera tipografike dhe daktilostraike, kishte arritur në konkluzionin se shtetasi Kosta Trebicka kishte humbur jetën si rezultat i një aksidenti rrugor.

Pavarësisht hetimeve dhe rezultateve të nxjerra prej tij nga Prokuroria e Korçës, vdekja apo vrasja e Kosta Trebickës është rrethuar me mister. Makina e tij u përmbys në rrugë të drejtë dhe trupi kishte mbetur vertikal në rrugë. Personat e parë që mbërritën pranë tij, thonë se biznesmeni ishte ende gjallë dhe kishte dashur t’ju thoshte diçka, por kishte një plagë të madhe pas koke dhe nga goja i dilte gjak.

Trupi i pajete i biznesmenit ne rrugen ku u aksidentua, ne Vosokopoje
Trupi i pajete i biznesmenit ne rrugen ku u aksidentua, ne Vosokopoje

Dyshimet për vdekjen e tij shtohen dhe më shumë kur mendon për korrupsionin qeveritar që ai denoncoi pas tragjedisë së Gërdecit.

Njeriu që tentoi të luante “të penduarin” sepse kishte qenë dhe vetë pjesë e trafikut të municioneve të Ushtrisë Shqiptare, heshti përgjithmonë, duke marrë me vete gjithë sekretet e aferës së demontimit të municioneve dhe shitjen e tyre në Afganistan./m.j

Next Post
U kap me 21 kg tritol, zbardhet dëshmia e Mëcinit para drejtësisë: S’kisha dijeni për dy çanta të tilla

U kap me 21 kg tritol, zbardhet dëshmia e Mëcinit para drejtësisë: S'kisha dijeni për dy çanta të tilla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamtumirë djalit qytetar, fisnik dhe simpatik, basketbollistit të Tiranës së artë të viteve ’70–’80, Piro Koleka

Lamtumirë djalit qytetar, fisnik dhe simpatik, basketbollistit të Tiranës së artë të viteve ’70–’80, Piro Koleka

January 23, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

January 23, 2026
Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!

Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!

January 23, 2026
Nesër protesta e PD/ Policia e Tiranës plan masash, këto janë akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD/ Policia e Tiranës plan masash, këto janë akset që do të bllokohen

January 23, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

Pafuqia politike e Sali Berishës

January 23, 2026
Karremi i Putinit për Trump-in

Karremi i Putinit për Trump-in

January 23, 2026
Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali/ Goditet banda kriminale, arrestohen 9 persona

Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali/ Goditet banda kriminale, arrestohen 9 persona

January 23, 2026
Mbahet më 14-15 prill, Samiti IV i Diasporës Shqiptare/ Balla: Hapësirë bashkëpunimi mes shqiptarëve kudo në botë!

Mbahet më 14-15 prill, Samiti IV i Diasporës Shqiptare/ Balla: Hapësirë bashkëpunimi mes shqiptarëve kudo në botë!

January 23, 2026
Kampioni olimpik Ryan Wedding arrestohet për trafik droge, ishte në listën e dhjetë personave më të kërkuar të FBI

Kampioni olimpik Ryan Wedding arrestohet për trafik droge, ishte në listën e dhjetë personave më të kërkuar të FBI

January 23, 2026
Prapaskenat e CIA-s: Pse Trump lejoi që zëvendësja e Maduros të merrte pushtetin?

CNN: Ja si e kapën Maduron në vetëm dy minuta, mbi 50 video dhe dëshmi që tregojnë…

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In