• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjuetia e “Arit të Zi”, lufta për tartufin mes grupeve rivale në pyjet shqiptare

by Java News
07/08/2018 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërcënime, qen të vrarë dhe pemë të masakruara: Pyjet e Shqipërisë janë përfshirë nga një luftë e heshtur për ushqimin më të shtrenjtë në botë: tartufin, që në zonat ku e kërkojnë me ngulm, njihet ndryshe edhe si “ari i zi”. Evgjeni Pano, një kërkuese tartufi, 28 vjeçare, niset çdo mëngjes me të shoqin për në malet e jugut të Shqipërisë bashkë me dy qentë e saj, Lajka dhe Bosi, të dy të stërvitur për të gjurmuar mrekullinë e rrallë të kuzhinës që e nxjerr me kujdes nga nëntoka.

Shumicën e tartufit, Pano ia shet tregtarëve të huaj nga Italia dhe Franca- dy vendet e origjinës së gatimit të, të një shijeje që vlerësohet nga njohësit më të mirë të ushqimit në botë. Një jetë si ajo e Evgjenisë mund të tingëllojë idilike: Sasia e mbledhur gjatë një ditë, një kilogram i tartufit të zi mund të sjellë deri në 50 euro fitime. Tartufi i bardhë, një lloj i rrallë dhe më shumë i vlerësuar mund të shitet për deri 140 euro një kilogram.

Këto nuk janë pak në një vend ku rroga mesatare është nën 400 euro, dhe akoma më e ulët se kaq në zonat rurale të vendit. Por kjo punë nuk është kaq e lehtë sa duket. Pano dhe të tjerë kërkues tartufi flasin për një luftë të vërtetë që zhvillohet në pyjet e Shqipërisë, me të fortë që rivalizojnë dhe shpesh sulmojnë pa mëshirë qentë e shtrenjtë të njëri tjetrit.

Pano kujton sesi një ditë, një grup burrash “e ndalën në rrugë dhe e kërcënuan” se nuk duhej të kërkonte më në një zonë toke që e kishin zaptuar si të tyren. Ajo i denoncoi në polici dhe të nesërmen në mëngjes u kthye për t’i treguar se nuk do të “thyhej” aq lehtë nga një punë që ajo e përshkruan si “një pasion të thellë dhe emocionues”.

Por të tjerë kanë qenë të detyruar ta braktisin, si Besmir Lami, që i kalonte ditët duke kërkuar në Dajt, malin që ngrihet përkrah Tiranës. Gjithçka përfundoi tragjikisht vitin e kaluar, kur rivalët i helmuan dy qentë e tij.

“Më ndoqën, gjetën vendin ku kërkoja, dhe që të më detyronin të ikja, m’i vranë të dy qentë” thotë ai, ndërsa përpiqet të ndalë lotët me duart që i dridhen.

Mungesa e ligjeve ka vënë në rrezik pemët në Shqipëri, bashkë me to edhe tartufin, sepse shumë prej kërkuesve gërrmojnë me kazma apo bel, duke dëmtuar terrenin.
Tregtia e tartufit mori formë dhjetë vite më parë në Shqipëri, kur italianët erdhën të kërkojnë për kërpudhat në anën tjetër të Adriatikut.

Dikur ka pasur shumë, por sa vjen e bëhet më e vështirë për të gjetur tartuf, thotë Pano, që fajëson për këtë përdorimin e sëpatave që dëmtojnë rrënjët e pemëve aty ku rriten kërpudhat.

“Një pemë e tharë nuk prodhon më tartuf”, thotë ajo, duke shprehur kërkesën që autoritetet të shpërndajnë liçensa për kërkuesit e tartufit dhe të vënë nën kontroll tregtinë e kërpudhave.

“Në Shqipëri… tartufi as nuk kultivohet, as nuk mbrohet, dhe nuk ka masa mbrojtëse për të parandaluar dëmtimin e tyre” shpjegon i shoqi, Panajot Pano, 39 vjeç, që është kthyer në Shqipëri për të kërkuar tartuf, pas 20 vitesh që ka jetuar jashtë.

Në disa pjesë të vendit, si në Parkun Kombëtar të Karavastasë, në Divjakë, situata “është bërë një katastrofë për kërpudhat”, tregon Adrian Koçi, drejtori i Parkut.

Në qershor dy persona u shoqëruan në polici sepse përdornin sëpata për të kërkuar në pyll. Por duke qenë se nuk ka ligje që t’i dënojnë, të dy u liruan shumë shpejt.
“Edhe ne jemi të shqetësuar… por kur nuk ka ligje të qarta ne nuk kemi çfarë të bëjmë kundër kërkuesve të paskrupullt” thotë Agim Hoxha, një oficer i pyjores në Fier, pranë parkut të Karavastasë.

“Do ishte njësoj sikur t’i hyje në shtëpi dikujt, pa pasur mandat arresti” shton ai. Një tjetër inspektor mjedisi, Ylli Hoxha thotë se po punohet për të përgatitur ligjet për mbrojtjen e pyjeve nga kërkuesit e tartufit. Ndërkohë, tregu është në kaos, shpjegon 27 vjeçari Enea Ristani, që kërkon për kërpudha bashkë me të atin. N biznes kanë hyrë edhe të huaj thotë ai, si italianë, grekë, romunë, francezë. Sepse shumica e tartufit shkon për jashtë, zakonisht në Perëndim, atje ku e shesin dhjetë herë më shumë. Për të pasur më shumë fitim, Ristani dhe i ati kanë hapur një dyqan kërpudhash në Tiranë, me shpresën se do të arrijnë të ngacmojnë blerësit shqiptarë për një ushqim kaq të shtrenjtë si tartufi.

Tani kanë arritur të prodhojnë salcë kërpudhash, të grira apo edhe pije të prodhuara nga kërpudhat. /AFP, përshtati në shqip Lapsi.al/ma.me

Next Post
“Më vjen turp që jam pjesë e kësaj familjeje”, plas sherri mes motrave Kardashian

"Më vjen turp që jam pjesë e kësaj familjeje", plas sherri mes motrave Kardashian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In