Një tragjedi ka ndodhur në provincën e Salernos, në zonën e Montesanit në Vallo della Lucani, pasi një gjuetar vrau shokun e tij pasi e ngatërroi atë me një derr të egër.
Mediet fqinje shkruajnë së viktima është ish-nënkryetari i Bashkisë së Castelnuovo Cilento, Giuseppe Lambiase, 70 vjeç.
Ai kishte dalë për gjah me një mikun e tij, dhe në një moment ky i fundit e qëllon gabimisht pasi e ngatërroi me një derr të egër.
Pavarësisht dërgimit të tij në spital, ish-kryebashkiaku nuk mundi të mbijetonte. Hetimet po vijojnë nga Karabinierët, të cilët kanë sekuestruar armën me të cilën u qëllua 70-vjeçari.
/e.d