Pas përfundimit të afatit të moratoriumit të gjuetisë, Federata kombëtare shqiptare e gjuetisë, kërkon që qeveria të mos zgjasë afatin që ishte deri në qershor të këtij viti.
Gjatë kuvendit kombëtar të federatës, kreu Themi Perri kërkon që të lejohen gjuetarët të kryejnë rehabilitimin e zonave ku është zhdukur fauna e egër.
Perri shprehet se nëse shtyhet afati i moratoriumit të gjuetisë, federata e gjuetareve do te nise protestat.
Pas 7 vitesh nga moratoriumi i gjuetisë, zonat ku më parë ishin zhdukur shpendët dhe kafshët e egra janë ripopulluar.
Rreth 15 mijë gjuetarëve gjatë kësaj kohe u është ndaluar me ligj gjuetia për shkak të vrasjes pa kriter të kafshëve dhe shpendëve të egjër vite më parë.
/a.r











