Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër, në përpjekje për të gjuajtur peshk me lëndë shpërthyese.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se shtetasi Met Zeneli ka dëmtuar dorën duke përdorur dinamitin për të kapur peshk në Drinin e Zi.
Burimet shtojnë se personi në fjalë është shoqëruar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.