Kamerat e sigurisë kanë regjistruar një edukator në Kinë, i cili detyron më shumë se 30 fëmijë që të godasin veten me pëllëmbë.
Edukatori i një kopshti privat në provincën Hainan i detyron fëmijët të vetëgoditen, duke i kërcënuar se në të kundërt do t’i rrahë ai personalisht.
Sipas mediave ndërkombëtare, edukatori i dhunshëm është arrestuar, dhe do të dënohet për veprimet e tij. /e.s/