Një baba humbi jetën me të arritur në spital, pasi u godit me grusht në rrugë nga djali i tij 25-vjeçar.
Ngjarja tronditëse u shënua në Brisbane të Australisë. Viktima është Mark English.
Policia ka arrestuar djalin e tij, Morgan Isles-English.
Policia thotë se ata patën një sherr verbal përpara se djali ta godiste babanë me grusht.
53-vjeçari kishte katër vite që nuk fliste me të birin. Atë moment, ai ishte në rrugë me të dashurën e tij, Varri Telfer, e cila edhe u mundua t’i japë ndihmën e parë.
Djali i akuzuar për vrasjen e babait, ka dalë përpara gjykatës dhe do të marrë dënimin e merituar.
Kur është ulur në stol, ai i tha “Të dua mami” një gruaje në galerinë e publikut, që besohet se është gruaja e burrit të vdekur, ndërkaq edhe ajo i ka kthyer përgjigje “Edhe unë të dua”./lajmi.net/a.k