Kjo vajzë nga Kazakistani, që ka filluar të ushtrojë boks që nga mosha pesëvjeçare, tani po stërvitet duke qëlluar në drunj.
Evnika Saadvakass, me një forcë të madhe në duar, hedh shumë grushte brenda një kohe të shkurtër.
Përpos që lëviz duart me ‘shpejtësi drite’, ajo ka edhe një forcë të madhe grushtuese, raporton Telegrafi. Nxënësja e klasës së dytë përdorë teknikën ‘Evnik’, të emëruar sipas saj, që të fokusohet në ushtrime dhe të jap maksimumin nga vetja. Boksierja e vogël ka bërë famë së fundmi, pasi ka qenë mysafire në emisionin e Steve Harveyt, ku ka qëlluar thesin 230 herë brenda 30 sekondave.
Shikoni në videon e publikuar se si stërvitet tetëvjeçarja, ndërsa talentin e saj ua tregon edhe familjarëve dhe bashkëmoshatarëve.