• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjosha, sfidante e Veliajt? Ish-ministrja e LSI: Ja kush do të garojë në Tiranë

by Java News
18/03/2019 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

LSI është partia që pati më shumë ‘tradhtarë’ brenda opozitës pas djegies së mandateve të deputetëve. Por ish- ministrja e Integrimit Klajda Gjosha beson se LSI nuk ka asnjë përçarje, përkundrazi sipas saj ka një çlirim nga të gjithë ata që e kanë dashur atë vetëm për interesa.

Ish-deputetja e LSI-së thotë për “Gazeta Shqiptare” se opozita nuk do të ndalet në betejën e saj për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie transitore, e cila do t’i hapë rrugën zgjedhjeve të barabarta.

Gjosha flet edhe për përgatitjet e opozitës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe nëse do të garojë apo jo përballë Erion Veliaj në Tiranë. Sipas Klajda Gjoshës zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme për shkak të krizës politike në vend ndërkohë që ndërkombëtarëve u kujton se nuk e njohin realitetin e hidhur shqiptar.

Znj.Gjosha, pse kaq e tensionuar situata në vend, si mund të tejkalohet kriza politike?
Situata është e rënduar për shkak të mungesës së demokracisë dhe mos funksionimit të institucioneve. Rrënimi i zgjedhjeve të 2017 nëpërmjet shitblerjes së votës dhe fenomenit të krimit në to, ka sjellë më pas arrogancën e qeverisë që tashmë ka të gjitha pushtetet në dorë. Situata ekonomike është alarmante, mungesa e aksesit për punësim, taksat e larta, pamundësia e fermerëve për të gjetur tregun e tyre, mungesa e subvencioneve, padrejtësitë e panumërta në tenderë janë tregues i një vendi që çdo ditë humbet shpresën dhe dëshirën për të jetuar në Shqipëri. Zgjidhja e vetme është që kjo qeveri t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si dhe normalitetit në vend!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha është shprehur se ka filluar numërimi mbrapsht për rrëzimin e Edi Ramës…
16 marsi ishte një nga ato protestat madhështore të qytetarëve, të cilët janë në të drejtën e tyre për të vënë para përgjegjësisë qeverinë e tyre të papërgjegjshme.

Ku e gjen forcën kryeministri Rama të jetë kaq kokëfortë në qëndrimin e tij? Çfarë do të ndodhë nëse ai nuk dorëhiqet?
Patjetër që njeri me karrigen e kryeministrit ndjehet komod dhe me të gjitha pushtetet dhe institucionet nën drejtimin e tij. Nuk ka lider që të pranoj dështimin dhe largimin, por ai shumë shpejt do të jetë i detyruar përballë qytetarëve shqiptarë t’i hapë rrugë një Shqipërie me vizion të ri, një Shqipërie europiane!

Pse kaq kundërshtarë të huajt ndaj vendimit të opozitës për dorëzimin e mandateve? Cila është zgjidhja?
Është e natyrshme që ndërkombëtarët të mos e kuptojnë dot realitetin e hidhur në Shqipëri sepse në vendet e tyre çdo akuzë do të gjente zgjidhjen te drejtësia. Por në një vend ku drejtësia nuk ka funksionuar kurrë, ku pandëshkueshmëria quhet trimëri, ku nuk funksionon Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese, është e vështirë t’i zgjidhësh mosmarrëveshjet nëpërmjet ligjit. Shpeshherë për të ndërtuar demokracinë ne jemi të detyruar të ndërmarrim edhe akte ekstreme. Ndërkombëtaret nuk duhet të harrojmë që do të jenë gjithmonë në krah të shumicës së qytetarëve dhe kjo shumicë tashmë është në krahun e opozitës!

Vetë LSI-ja a është e përçarë brenda saj? Pse kaq shumë deputetë “tradhtarë” që nuk iu bindën vendimit për lënien e mandateve të deputetëve?
LSI nuk ka asnjë përçarje, përkundrazi ka një çlirim nga të gjithë ata që e kanë dashur atë vetëm për interesa. Të gjithë deputetët kanë të drejtë të marrin vendimin për zgjedhjet e tyre personale. Ata do të duhet të mbajnë vetë edhe përgjegjësinë para opinionit publik dhe qytetarëve. Vendimi i partive politike për djegien e mandateve është një vendim politik dhe asnjë zgjedhje personale nuk e cenon dot atë.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jenë në maj. Nga vjen kjo siguri? Për çfarë sinjalesh bëhet fjalë?
Nuk ka rëndësi se ne cilin muaj janë zgjedhjet. Ajo çka është e sigurtë është se ato do të jenë të parakohshme.
Çfarë do të thotë një qeveri transitore dhe sipas jush kush duhet ta drejtojë atë që vendit t’i sigurojë zgjedhje të lira?
Qeveria transitore është ajo që mund të sigurojë zgjedhje demokratike për Shqipërinë, pa blerje vote dhe përdorim të elementëve kriminal për t’i bërë presion votuesve. Do të thotë një qeveri që të luftoj krimin dhe korrupsionit dhe të punojë për reformat shtetndërtuese që janë kusht edhe për integrimin në BE. Është e nevojshme që qeveria tranzitore të ngjallë besim dhe të ndryshoj klimën politike në Shqipëri duke sjellë kulturën e dialogut dhe konsensusit.

A ka nisur opozita e bashkuar bisedimet brenda saj për emrat që do e përfaqësojnë në garën e zgjedhjeve lokale?
Nuk është çështje të zgjedhim emrat apo individët, tashmë ndodhemi në një ngërç politik, institucional dhe Kushtetues që kërkon një zgjidhje urgjente ekstra ligjore.

Flitet se ju jeni emri që LSI po mban ‘peng’ në bisedimet me PD-në për sfidantin e Erion Veliajt në Tiranë…, realisht cila është e vërteta…?
Nuk ka qenë kurrë ambicia ime dhe nuk ka pasur asnjëherë asnjë diskutim të tillë. Në këtë situatë që ndodhet vendi besoj se kemi çështje shume më të rëndësishme për të diskutuar. Sot diskutohet për ekzistencën e një kombi, për ruajtjen e identitetit kombëtar, për vlerat e humbura të demokracisë e për Shqipërinë e së ardhmes. Tema e emrave dhe individëve do të ishte luks në këto momente.

Nga ana e PD-së përmenden edhe dy emra të tjerë përballë PS-së ne Tiranë, Jorida Tabaku dhe Dashamir Shehi. Si i konsideroni ata dhe a mund të jetë Shehi apo Tabaku sfidantja e Veliajt në Tiranë?
Çdo individ me personalitet, integritet dhe që nuk përdor propagandën në vend të punës, do të ishte një kandidaturë e denjë. Zgjedhja e kandidaturës do t’i takojë në çdo rast strukturave të opozitës dhe dakordësisë së tyre!

Next Post
Bleona Qereti: Më mirë të jem vetëm sesa e… (FOTO)

Bleona Qereti: Më mirë të jem vetëm sesa e... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fermerët të krijojnë kompani të përbashkëta”, Rama: 250 mln euro në dispozicion për bujqësinë

“Fermerët të krijojnë kompani të përbashkëta”, Rama: 250 mln euro në dispozicion për bujqësinë

January 30, 2026
“S’vjen llokum nga shteti”, Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

“S’vjen llokum nga shteti”, Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

January 30, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Të djathtet shqiptarë të zhytur në luftë klasash

January 30, 2026
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë është i ulët

OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë është i ulët

January 30, 2026
Shqiptari punonte si oficer i emigracionit, por ishte vetë emigrant i paligjshëm

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit, por ishte vetë emigrant i paligjshëm

January 30, 2026
Schieder-gazetarëve: Mos më pyesni për çdo gjë që thotë Berisha, do më duhet të dal nga roli im institucional

Schieder-gazetarëve: Mos më pyesni për çdo gjë që thotë Berisha, do më duhet të dal nga roli im institucional

January 30, 2026
Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej të sulmonim Iranin

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej të sulmonim Iranin

January 30, 2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

January 30, 2026
Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

January 30, 2026
Tragjike në Itali, dy 20-vjeçarë shqiptarë vdesin në aksident, plagoset një grua

Tragjike në Itali, dy 20-vjeçarë shqiptarë vdesin në aksident, plagoset një grua

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In