• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjosha: Paketa “MacAllister” e paprecedentë në 27 vite, opozita duhej ta pranonte

by A R
12/05/2017 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, thotë se oferta e zv/presidentit të Partisë Popullore Europiane, David McAllister, duhet të ridiskutohet në tryezën e dialogut maxhorancë-opozitë.

Gjosha tha në “45 minuta” në Report Tv se opozitës duhet t’i jepet edhe një mundësi tjetër në mënyrë që ta pranojë ofertën e ndërkombëtarëve dhe të bëhet pjesë e zgjedhjeve.

“Ajo ofertë duhet të vazhdojë të qëndrojë në tryezën e dialogut. Duhet t’i jepet shansi opozitës që ajo ofertë të jetë aty për t’u diskutuar dhe për t’u pranuar nga opozita, në mënyrë që të shkojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, të monitoruara nga të gjitha palët. Sepse zgjedhjet pa opozitën do të sillnin një demokraci edhe më të brishtë sesa deri tani”, u shpreh Gjosha.

Ministrja e LSI përsëriti deklaratën e Luan Ramës të një dite më parë, se zgjedhjet pa opozitën vënë në diskutim ligjshmërinë e institucioneve.

Gjosha tha gjithashtu se është e vështirë të mendohet se do të ketë zgjedhje pa opozitën.

Duke komentuar letrën e komisionerit për Zgjerim në BE, Johannes Hahn, Klajda Gjosha tha se ishte një reagim i drejtë, pasi BE bëri gjithçka për zgjidhjen e kësaj situate.

  Znj.Gjosha, jeni surprizuar me letrën e Hahn të cilën Rama e cilësoi të poazakontë?

Nuk ishte çështje surprize, por një reagim i ardhur pas disa javësh ku BE tentoi të gjente një zgjidhje mes politikës shqiptare, mes palëve dhe për t’i dhënë një mundësi PS-së për të qenë pjesë e zgjedhjeve parlamentare. Unë do të thoja që ai ishte një moment i jashtëzakonshëm,që opozita të pranonte ofertën McAllister, një paketë mjaft e plotë. Në këto 27 vite asnjë opozitë nuk ka pasur një ofertë të tillë për të kontrolluar procesin zgjedhor dhe për të pasur një proces zgjedhor demokrat. Eshtë për të ardhur keq që nuk pati një dialog për të pranuar ofertën. Ky ka qenë edhe arsyeja e një reagimi të tillë nga BE, sepse të ofron gjithçka më pas do të ketë edhe reagime.

Hahn thotë se PD e bëri këtë bojkot për të mos marrë pjesë në zgjedhje…

Nuk e di, nuk mund të prononcohem nëse ka një bojkot të qëllimshëm. Duhet theksuar se gjithmonë duhet gjetur një dialog mes mazhorancës dhe opozitës. Sigurisht, është maxhoranca ajo që duhet të ofrojë më shumë dialog, më shumë mundësi për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate dhe të mos harrojmës e në fund fare askush nuk do të pyesë se kush e ka fajin, apo kush e ka shkaktuar këtë krizë. Do të jenë shqiptarët ata të cilët do ta marrin atë dënim të pameritur. E gjitha ka rëndësi për stabilitetin e vendit, për proceset e integrimit.

Ju mendoni se mund të ripërsëritet oferta e BE dhe a do ta pranojë PD?

Ajo ofertë duhet të vazhdojë të qëndrojë në tryezën e dialogut. Duhet t’i jepet shansi opozitës që ajo ofertë të jetë aty për t’u diskutuar dhe për t’u pranuar nga opozita, në mënyrë që të shkojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, të monitoruara nga të gjitha palët. Sepse zgjedhjet pa opozitën do të sillnin një demokraci edhe më të brishtë sesa deri tani.

Ju keni pasur konktakte me zyrtarë të BE, përfshirë edhe me Hahn?

Kontaktet kanë qenë të shpeshta, por duke qenë një vend që kërkon të negociojë me BE, është i një rëndësie madhore që politikanët të tregojnë maturi. Sepse janë politikanë që kanë shumë vite në politikë dhe njohin mirë historinë se çfarë ka ndodhur në vitet e shkuara edhe atëherë kur opozita ka tentuar të mos marrë pjesë në zgjedhje. Një vend që negocion për në BE duhet të zgjidhë krizën, reformat dhe t’u hapë dritën jeshile qytetarëve drejt BE.

A ka në BE disa që mbështesin Ramën e disa Bashën?

Partnerët tanë janë të mirëpritur që të japin mendimet e tyre, janë partnerë strategjikë për ne. këshillat janë të mirëpritura dhe duhen vlerësuar sepse kanë një ekspericencë të jashtëzakonsjhme si në vendet e tyre ashtu edhe në Ballikanin Perëndimor, por janë politikanët shqiptarë përgjegjës të krizave apo dhe të zgjidhjes së krizave.

Nëser opozita ka paralajmëruar një protestë. Këmbënguljen e PD për të mos u tërhequr si e konsideroni?

Unë protestat i shoh gjithmonë si një vlerë të shtuar për demokracinë përsa kohë janë paqësore dhe zhvillohen në normalitet të plotë, duke iu dhënë mundësi qytetarëve për të shoprehur rezervat e tyre, problematikat që kanë, në mënyrë që maxhoranca të bëhet më e përgjegjshme. Keqardhja ime është vetëm për bojkotin e institucioneve. S’e kisha menduar që në 2017 ne do të vazhdonim me një kulturë politike ku institucionet bojkotohen. Lufta politike duhet të ishte zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë, aty ku është edhe vendi i dialogut politik. Sa i takon protestave, duhet të respektohen sa kohë janë paqësore.

Keni merak se do të ndodhë diçka nesër?

Thirrja ime e vetme është që qytetarët të tregojnë maturi dhe protesta të zhvillohet në normalitetin më të mirë të mundshëm.

Mund të ketë riaktivizim të BE për dialogun?

Ne kemi një bllokim të procesit të integrimit. Reakomandimi i tetorit vinte me një kusht, reformën në drejtësi dhe zbatimin e Vettingut si dhe rezultatetet e para. Pra, nëse reforma do të kishte ecur, ne do të merrnim një raport të ndërmjetëm këtë vit. Këtu është pikëpyetja më e madhe sot, sepse përveç këtij kushti unë kam theksuar se zgjedhjet në vend janë një kriter i patjetërsueshëm, pasi zgjedhjet monitorohen nga institucionet ndërkombëtare.

Kur ishte parashikuar të mbahej raporti i ndërmjetëm? Edhe në parlamenti e ri duket se do të jetë e vështirë të kalojë Vettingu…

Nëse Vettingu do të votohet, muaji nëntor do të mund të ishte sërish një muaj i cili do t’i ofronte Shqipërisë një raport të dytë për t’i dhënë edhe njëherë mundësi për çeljen e negociatave në muajin dhjetor. Vettingu do të kërkojë deri në 5 vite, pra një periudhë kohore tejet të gjatë. Pra, si fillim duhet miratuar ngritja e komisionit dhe fillimi i punës së këtij komisioni. Ky do të ishte sinjali më i mirë që ne do t’u jepnim institucioneve ndërkombëtare. Si dhe, janë edhe pesë prioritetet, të theksuara në të gjitha raportet e KE. Zgjedhjet pa opozitën vënë në pikëpyetje legjitimitetin e institucioneve, e përsëris. Vendi duhet të ketë një alternativë, pra e majta ose e djathta. Dhe në këtë këndshvështrim është e vështirë të mendohet se Shqipëria do të ketë zgjedhje pa opozitën/report tv/a.m.

Next Post
Si sot, më 12 maj, lindi Smetana dhe Pablo Neruda

Si sot, më 12 maj, lindi Smetana dhe Pablo Neruda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

March 21, 2026
“Pa ne jeni tigër prej letre”, Trump ashpërson tonet ndaj NATO-s: Frikacakë, do ta kujtojmë!

“Pa ne jeni tigër prej letre”, Trump ashpërson tonet ndaj NATO-s: Frikacakë, do ta kujtojmë!

March 21, 2026
“E pafalshme çfarë ndodhi në Tiranë!” Klosi: Nuk njohim gjithë listën, nuk na ka ndodhur as në opozitë

“E pafalshme çfarë ndodhi në Tiranë!” Klosi: Nuk njohim gjithë listën, nuk na ka ndodhur as në opozitë

March 21, 2026
Kina: S’kemi varësi nga nafta iraniane

Kina: S’kemi varësi nga nafta iraniane

March 21, 2026
Klosi: Rezultati i 2025 me 300 mijë vota më shumë se opozita, mesazh për qeverisje serioze nga Edi Rama

Klosi: Rezultati i 2025 me 300 mijë vota më shumë se opozita, mesazh për qeverisje serioze nga Edi Rama

March 21, 2026
Sulme me dronë ndaj bazës amerikane në Bagdad, NATO tërhiqet

Sulme me dronë ndaj bazës amerikane në Bagdad, NATO tërhiqet

March 21, 2026
LIVE! Asambleja e PS, Klosi: Shkodra dhe Kukësi, territore ku beteja vijon! Opozita shkon vetëm në rënie

LIVE! Asambleja e PS, Klosi: Shkodra dhe Kukësi, territore ku beteja vijon! Opozita shkon vetëm në rënie

March 21, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Heshtja kushtetuese përballë ndjekjes penale pa ligj

March 21, 2026
Play-off i Botërorit 2026, trajneri Silvinjo publikon listën e Kombëtares

Play-off i Botërorit 2026, trajneri Silvinjo publikon listën e Kombëtares

March 21, 2026
Lavazhi përdorej për të shitur drogë, dy të arrestuar në Sarandë

Lavazhi përdorej për të shitur drogë, dy të arrestuar në Sarandë

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In