• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjosha në Londër: Duam Shqipëri më të fortë brenda një Europe më të fortë

by A R
27/04/2016 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Integrimit Europian znj. Klajda Gjosha, me ftesë të Akademisë Diplomatike të Londrës mbajti në forumin e organizuar nga kjo akademi, prezantimin “Shqipëria në rrugën e saj drejt BE-së”.

Në një auditor ku merrnin pjesë jo vetëm studentë,por edhe ambasadorë, studiues e diplomatë Ministrja Gjosha, pasqyroi një tablo të të gjitha përpjekjeve që Shqipëria ka bërë dhe po bën për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.

Interesi ishte mjaft i lartë për mbështetjen e qytetarëve në këtë proces, ndërkohë që Britania e Madhe për pak jave zhvillon referendumin nëse do qëndrojë apo jo brenda unionit. Ministrja Gjosha theksoi se shqiptarët besojnë te projekti europian dhe një Europë e bashkuar është më e sigurt.

Minitstrja Gjosha u shpreh se Shqiptarët janë populli do të thoja më proeuropian dhe vërtet shumë prej jush kjo mund t’ju duket paradoksale  për tu thënë në Mbretërinë e Bashkuar, ku do te mbahet një referendum për te qëndruar ose jo brenda Bashkimit Europian vetëm pas dy muajsh.

“Megjithatë jo vetëm si Ministre e Integrimit të Shqipërisë, por edhe si një qytetare e saj unë besoj vërtet tek projekti europian. Unë besoj se e bashkuar Europa është më e sigurt. Unë besoj tek ëndrra e dikurshme e prindërve të mij.”, theksoi Gjosha

Në prezantimin e saj Minitrja Gjosha tha se beson tek një Europë pa mure, e cila ofron mundësi jo vetëm për një vend të vogël si Shqipëria. Kjo është Europa që garanton siguri, paqe e prosperitet duke respektuar sovranitetin dhe liritë themelore të secilit prej anëtarëve të saj.

“ Sot më shumë se asnjëherë më parë Europa ka lëkundje në ekuilibrin e saj, por sot është pikërisht koha kur Europa, gjithë anëtarët e saj duhet të dëshmojnë se bashkë mund të kapërcehen vështirësitë. Shqipëria, nuk është ende pjesë e Europës së Bashkuar. I duhet ende shumë punë për të arritur standarded e saj. Ne e nisëm këtë rrugëtim,  25 vjet më parë, Shqipëria nuk e ndaloi për asnjë çast përpjekjen e saj, duke vijuar me të gjitha hapat në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.”, nënvizoi ministrja.

Ndër të tjera Ministrja Gjosha u shpreh se vetëm dy vjet më parë, në 2014  Shqipëria mori statusin e vendit kandidat, një hap shumë i madh për vendin. Shënoi kështu mbylljen e një kapitulli dhe hapjen e një tjetri  në raport me Bashkimin Europian.  Sfida që kemi përpara është hapja e negociatave e cila kërkon reforma dhe përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe që na janë lënë nga Komisioni Europian.

“ Një reformë shumë e rëndësishme, ajo në drejtësi është sot sfida jonë me e madhe. Ne po përpiqemi ta bëjmë këtë reformë së pari për qytetarët tanë, për t’i dhënë mundësinë  atyre të jetojnë në një vend ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Me anë të kësaj reformë ne synojmë të forcojmë shtetin e së drejtës, të luftojë më mirë korrupsionin, krimin e organizuar.”, tha ministrja gjatë fjalës së saj.

Ministrja Gjosha shprehu bindjen se duke mbajtur lart frymën e bashkëpunimit edhe mbështetja e qytetarëve tanë do të jetë më e madhe, besimi I tyre nuk do të lëkundët. Një Europë e Bashkuar është gjithmonë një europë më e fuqishme. Sot, jo vetëm Shqipëria, por i gjithë Ballkani Perëndimor, aspiron të jetë pjesë e BE-së. Këto vende janë  secili në faza të ndryshme të procesit, por ndërkohë kanë të njëjtën aspiratë për të qenë pjesë e saj jo vetëm gjeografikisht.

“Shqipëria është sot një vend i vogël por me një rol shumë të madh në stabilitetin rajonal. Shqiptarët kanë një rol historik, të pamohueshëm. Dhe nëse sot, 100 vjet nga shpërthimi këtu, në Ballkan, i Luftës së Parë Botërore, si dhe pas 100 vjet luftërash, konflikte të tmerrshme në mes të Europës, janë vitet e para  pa asnjë konflikt në Ballkan.”, theksoi Ministrja e Integrimit.

Ministrja Gjosha u shpreh se aspirata e përbashkët europiane ka prodhuar një histori suksesi si asnjëherë më parë. Me procesin e Berlinit sot i gjithë Ballkani Perëndimor shihet me një sy tjetër. Perspektiva e zgjerimit të  BE-së është   është e qartë. I gjithë Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë  e saj.

 “ Me krenari dua të them se kemi çfarë t’i ofrojmë Europës. Ne nuk duam të heqim dorë as të ndryshojmë vlerat tona duke u bërë pjesë e saj. Ne krenohemi sot me tolerancën fetare e cila është modeli dhe shembulli me i mirë pikërisht në këtë moment kur terrorizmi kërcënon kontinentin tonë. Ne jemi një vend ku pjesa më e madhe e popullsisë janë të rinj,optimistë dhe me shpresë se mund të bëjnë më mirë për vendin e tyre dhe për europën.”, tha Gjosha

Gjatë prezantimit të saj Ministrja tha se ndoshta kur flitet për shqiptarët, perceptimi është i gabuar. “Ju them me bindje sot, se të rinjtë tanë janë po aq europianë sa të gjithë të rinjtë e vendit tuaj. Janë të rinj të emancipuar, me rezultate të shkëlqyera të cilët besojnë  dhe e shohin integrimin e Shqipërisë si progres për demokracinë në vend.”, shprehu Gjosha

Ministrja u shpreh se kemi hyrë në një fazë të re, të kërkesave më të larta, që do të thotë të përpjekjeve dyfish më shumë të të gjithë institucioneve dhe hallkave, në mënyrë që të mos vonohemi drejt destinacionit tonë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur.

“Ne duam që të bëjmë të mundur që një Shqipëri më e fortë të jetë pjesë e një Europe akoma dhe më të fortë nesër. Këtë nuk mund ta bëjmë vetëm! Por për sa na takon ne jemi të vendosur të mos ndalemi!”, tha Ministrja në mbyllje të fjalës së saj.

Next Post

Historia e arkitekturës shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In