Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha, zhvilloi një takim me Zëvendës Ministrin Grek të Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit, Alexis Charitsis, në Athinë. Në fokus të këtij takimi ishte shkëmbimi i pikëpamjeve mbi çështjet që kanë interes të përbashkët mes dy vendeve.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi prioritetet e përbashkëta mes dy vendeve të cilat do të mbështeten nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar Greqi- Shqipëri 2014-2020.
Ministrja Gjosha theksoi rëndësinë e implementimit të projekteve bazuar në strategjitë e zhvillimit rajonal dhe kombëtar.
“Autoritetet rajonale dhe lokale kanë rol tepër të rëndësishëm në përthithjen e fondeve europiane dhe në implementimin e suksesshëm të projekteve në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri-Greqi”, tha ministrja Gjosha.
Bshkëbiseduesit cilësuan se projektet kombëtare të përkthyera në projekte zhvillimi janë në funksion të përmirësimit të jetesës dhe të qenit më pranë qtetarëve./a.m.