• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjonaj: Pezullim të menjëhershëm gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilët ka nisur procedimi disiplinor

by Java News
12/02/2020 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh sot se, ndryshimet e propozuara në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i përgjigjen një nevoje të jashtëzakonshme të qytetarëve shqiptarë për t’i garantuar atyre një proces të drejtë.

Duke marrë fjalën në Kuvend, Gjonaj tha se, “nisma ligjore e paraqitur për diskutim e miratim sot në Kuvend synon, pikërisht, të bëjë të mundur pezullimin e menjëhershëm nga detyra të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilët ka filluar procedimi disiplinor për shkelje të ligjit, që cenojnë rëndë figurën e magjistratit”.

Me këto ndryshime, vijoj ajo, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë do të ketë një mekanizëm efektiv dhe do të ketë mundësinë e marrjes së masave të menjëhershme për ngrirjen e veprimtarisë së zyrtarëve që shkelin ligjin. Do të jetë Inspektori i cili, në rast filmi të procedimit disiplinor ndaj një magjistrati, gjyqtari apo prokurori i cili ka vepruar në shkelje të rëndë të detyrave dhe funksioneve të tij, do të vlerësojë nëse janë kushtet për marrjen e masës së pezullimit të magjistratit.

“Për këtë, derisa të merret një vendim përfundimtar lidhur me masën disiplinore ndaj këtij magjistrati, do të jetë Inspektori i Lartë që, nëse janë kushtet do të propozoje masën e përkohshme të pezullimit, e cila, ashtu sikurse edhe normat kushtetuese dhe ligjore e parashikojnë, do të jetë vendimmarrje e të dy këshillave”, tha Gjonaj.

Gjithashtu, theksoj ajo, për të garantuar që ILD ka informacion të plotë për kryerjen e hetimit disiplinor i është garantuar e drejta dhe i është dhënë një mekanizëm i ri që të marrë informacionin e nevojshëm nga të gjitha institucionet përgjegjëse që mund të disponojnë informacione me interes për pasurinë dhe figurën e magjistratit, në funksion të vlerësimit të përgjegjësisë së tij disiplinore.

“Në këtë mënyrë ne garantojmë që ILD që të ketë mundësinë çdo informacion të nevojshëm për hetimin e përgjegjësisë disiplinore të magjistratëve dhe dërgojmë një mesazh të qartë për çdo magjistrat që vetëm një sjellje dhe karrierë dinjitoze do t’ju mbajë në sistem. Çdo veprim që cenon besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, do të zbulohet menjëherë dhe të gjithë ata magjistratë që guxojnë të cenojnë këtë besim, shumë shpejt do ta gjejnë veten e tyre jashtë sistemit të drejtësisë”, theksoj Gjonaj.

Kjo lloj procedure, vijoj ministrja gjatë fjalës së saj, do të garantojë që qytetarët shqiptar të mos përballen më me raste haptazi abuzive dhe në shkelje të ligjit dhe të shohin që organet shtetërore përgjegjëse nuk kanë në duart e tyre asnjë instrument për t’iu përgjigjur atyre. Nëpërmjet procedurës së përshpejtuar, ne garantojmë që shkeljet haptazi të rënda, të marrin përgjigjen e merituar, duke vendosur pezullimin e magjistratëve, dhe më pas, me përfundimin e procedimit disiplinor, edhe shkarkimin e tyre, në rast se rrethanat e faktit diktojnë një vendim të tillë.

Ministrja tha se, nga ana tjetër, është paraqitur për diskutim e miratim sot në seancë edhe nisma ligjore për përfshirjen e një mekanizmi zhbllokues në procesin e betimit me qëllim për të mos penguar në të ardhmen, punën e trupës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, apo dhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve të lartë duke siguruar që ceremonia e betimit të kryhet brenda një afati kohor të qartë dhe të arsyeshëm, pa cenuar fillimin e ushtrimit të detyrës nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve të çdo lloj niveli.

“Organizimi i ceremonisë së betimit është një detyrim për institucionet e përcaktuara në Kushtetutë dhe në ligj duhet të jetë një ngjarje e shënuar në karrierën e magjistratëve, por megjithatë, nuk mund të keqpërdoret nga organet që e organizojnë këtë ceremoni për të penguar ushtrimin e funksionit prej magjistratëve ligjërisht të zgjedhur ose emëruar për ta ushtruar atë funksion”- tha Gjonaj.

Ministrja theksoi se, në këtë projektligj paraqiten si zgjidhje zhbllokuese mundësinë e paraqitjes së betimit në formë të shkruar tek Presidenti i Republikës, Kuvendi apo Këshillat e qeverisjes të sistemit të drejtësisë, propozim ky tërësisht në përputhje edhe me opinionin e Komisionit të Venecias të datës 22 Qershor 2006, i cili ka trajtuar një rast të ngjashëm me Gjykatën Kushtetuese të Ukrainës, ku thekson shprehimisht se “procedura e betimit nuk duhet të çojë në dhunimin e të drejtës së Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese për të ushtruar detyrën e tij”, tha Gjonaj.

“Duke mbështetur plotësisht këto nisma, Ministria e Drejtësisë, si autoriteti përgjegjës për krijimin e kushteve për zbatimin e reformës në drejtësi, në bashkëpunim të ngushtë me misionet e asistencës e Delegacionin e Komisionit Evropian, por dhe Ambasadës së Shteteve të bashkuara po punon mbi një analizë të detajuar për zbatimin e reformës, identifikimin dhe adresimin e problematikave që kanë ardhur në zbatim”, deklaroi ministrja e Drejtësisë.

Gjonaj nënvizoi se, procedimi disiplinor është një proces që kërkon me të drejtë kohën e tij edhe për shkak të garancive të parashikuara për subjektin nën hetim e, ndërkohë, mungon një instrument ligjor që, në rast shkeljesh flagrante të pezullojë gjyqtarin nga ushtrimi i funksioneve të tij.

“Ndaj vetëm duke marrë masa të përshtatshme ndaj fenomeneve të shkeljes së ligjit, do të mund të bëjmë të mundur kthimin e besimit të publikut të drejtësia, në këtë fazë kaq delikate dhe decizive të zbatimit të reformës në drejtësi”, tha Gjonaj.

Ajo i ftoi të gjithë deputetët të votojnë të dy projektligjet që kanë ardhur për ndryshimet në reformën në drejtësi. /e.s/

Next Post
Shqiptarët e kishin një fituese në Oscars 2020! Kush është artistja që mori çmimin e kostumografisë më të mirë

Shqiptarët e kishin një fituese në Oscars 2020! Kush është artistja që mori çmimin e kostumografisë më të mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In