• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjonaj në Ministerialin BE-Ballkani Perëndimor

by A R
27/10/2017 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj mori pjesë në Forumin Ministerial BE – Ballkani Perëndimor që u zhvillua në Sofje, Bullgari, në datat 26 – 27 tetor 2017.

Në këtë forum u diskutuan çështje të reformës në drejtësi dhe të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar.

Ministrat vunë theksin te rëndësia e pavarësisë, cilësisë dhe eficiencës së sistemeve të drejtësisë si baza për rritjen e shoqërive demokratike.

Ministrat mirëpritën përpjekjet e bëra nga vendet e Ballkanit Perëdnimor në fushën e reformës në drejtësi duke sjellë avantazhe direkte në jetën e qytetarëve dhe si një element kyc për integrimin në BE.

Në fushën e bashkëpunimit gjyqësor, Ministrat vunë theksin të përforcimi i bashkëpunimit rajonal si faktor thelbësor për mbajtjen e marrëdhënieve të mira të fqinjësisë.

Gjithashtu, Ministrat dhe Komisioni Europian ranë dakord mbi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me Eurojust sa më shpejt e mundur. Ministrat shprehën angazhimin e tyre për të ndërmarrë hapat e nevojshme për të ecur përpara me këtë proces.

Gjatë qëndrimit të saj në Sofje, Bullgari, Ministrja e Drejtësisë znj Etilda Gjonaj zhvilloi takime dypalëshe  me Ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Maqedonisë, dhe Malit të Zi si dhe me Komisioneren e BE për Drejtësinë, Konsumatorët dhe Barazinë Gjinore, znj. Vera Jourova.

Ministrja Gjonaj gjatë Ministerialit të zhvilluar në Bullgari, zhvilloi një takim dhe me  Wolfgang Brandstetter, Ministrin Federal të Austrisë njëkohësisht Zëvendës Kancelar i cili përgëzoi punën e Qeverisë Shqiptare në hapat e ndërmarra në Reformën në Drejtësi dhe siguroi mbështetjen në ecurinë e mëtejshme të këtij procesi.

Në këto takime, Ministrja foli në lidhje me ecurinë e procesit të reformës në drejtësi dhe prioritetet e punës së Ministrisë së Drejtësisë si dhe diskutoi në lidhje me hapat e mëtejshëm për forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë. Në mënyrë të vecantë, me Ministrat e Drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi diskutoi edhe në lidhje me marrëveshje dypalëshe që mund të finalizohen dhe nënshkruhen në kuadrin e takimeve bilaterale të qeverive me Republikën e Kosovës dhe të Malit të Zi në muajt që vijnë.

Nga ana e tyre, Ministrat homologë shprehën vullnetin dhe gadishmërinë e tyre për të vijuar me shkëmbimin e  ndihmës dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat e përbashkëta të veprimtarisë.

Në ditën e dytë të vizitës së saj, Ministrja Gjonaj, u prit në një takim nga homologia e saj Bullgare, znj. Tsetska Tsacheva. Në këtë takim, Ministrja Gjonaj diskutoi çështjet e reformës në Drejtësi dhe hapat që po ndiqen për zbatimin e saj. Midis dy ministreve të drejtësisë u diskutuan çështjet e drejtësisë dhe të bashkëpunimit të ndërsjelltë në fushën e ndihmës në kuadër të marrëveshjeve bilaterale si dhe në shkëmbimin e eksperiencave të mira të dy vendeve. Ministrja znj. Tsacheva shprehu konsideratat e saj për qeverinë shqiptare si dhe siguroi mbështetjen që do ti japi Shqipërisë për integrimin e shpejtë të saj në familjen Evropiane, kjo edhe në kuadër të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2018./a.m.

Next Post
Thaçit nuk i ikën inati ndaj ambasadorit britanik

Thaçit nuk i ikën inati ndaj ambasadorit britanik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

April 9, 2026
“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

April 9, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

April 9, 2026
“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

April 9, 2026
Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In