Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj përmes një deklarate ka reaguar sërish pas akuzave të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.
Gjonaj i cilëson deklaratat të qëllimshme, pasi në skandalin e tenderave që po hetohen janë të përfshirë njerëz të LSI-së, tha ajo.
“Jam e vendsur të mbështes prokurorinë në luftën kundër korrupsionit dhe thellim ndaj atyre. Sulmi vulgar nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur, unë u sulmova me qëllimin e vetëm për t’u sulmuar drejtësia.
Me qëllim të këtij sulmi që nuk do të ndalet i bëj thirrje që të bëhet hetimi ndaj atyre që kanë bërë shkelje në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.
I kërkoj prokurorisë që të mos intimidohet ndaj atyre që shkelin ligjet. Procedura nga abuzimit me tenderat duhen zbardhur deri ne fund dhe ata që kanë hedhur firmat të mbajnë përgjegjësi. Drejtësia nuk të jetë selektive, të gjithë të përgjigjen njëlloj.
Ofensiva terësore e opozitës ndaj prokurorisë nuk është e rastit, sulm ndaj reformës në drejtësi. Ata duhet ta tregojnë mbështetjen me vepra, jo me fjalë” – deklaroi ajo.
/a.rada










